Pas gjëmës së tentativës për grusht shteti në Turqi, shumë militantë të organizatës terroriste FETO u larguan nga Turqia duke marrë me vete miliona dollarë në mënyrë të jashtëligjshme. Deri më sot kemi dëgjuar shumë histori ku militantët e FETO-s janë implikuar në situata të paligjshme deri tek pjesëmarrja në organizatat ndërkombëtare të trafikimit të qenieve njerëzore.
Këtë herë mediat turke shkruajnë për një mega mashtrim dhe sherr e përplasje mes militantëve në SHBA. Është kolumnisti Ahmet Dönmez ai i cili ka sjellë në vëmendje një proces gjyqësor disa miliona dollarë që është zhvilluar në SHBA mes militantëve të FETO-s, në shkrimin e tij të fundit.
Gjykata e Falimentimeve në Atlanta në veri të SHBA-së ka shqyrtuar në ditët e shkuara një çështje të kompanisë Star Chain, vendim ky që kishte të bënte me anëtarët e FETO-s që ndodhen në këtë zonë. Kompania e themeluar nga pjesëtarë të lëvizjes Gylen, pjesëtarë këta të cilët kanë lënë Turqinë pas datës 15 korrik 2016. Gjykata vendosi kalimin e kësaj kompanie ndaj një grupi tjetër investitorësh. Në këtë mënyrë miliona dollarë të investuar nga biznesmenë turq në kuptimin e plotë të fjalës ‘avulluan’. Krahas investimeve, po ashtu edhe rreth 5 milionë dollarë u harxhuan gjatë proceseve gjyqësore. Partnerët e kësaj kompanie ishin drejtues të lartë të organizatës FETO, ndërsa ata që humbën milionat ishin biznesmenë që ishin bërë pjesë e kësaj kompanie për të siguruar një leje qëndrimi në SHBA. Si pasojë e një sherri 2 vjeçar çështja e dy grupeve të militantëve të FETO-s përfundon në gjykatë, ndërsa në fund të këtij procesi disa prej tyre do të dalin të humbur.
50% partnerë pa harxhuar qoftë edhe një dyshe
Pronari i kësaj kompanie sipas dokumenteve përkatës figuron të jetë Erdem Aydın, (një nga të kërkuarit për terrorizëm në Turqi), ndërsa pranë tij thuhet se janë edhe dy persona të tjerë. Ortakët ishin anëtarë të lartë të FETO-s, ndërsa ata të cilët vinin si të arratisur nga Turqia, detyroheshin të paguanin shuma të mëdha për tu bërë ortakë e duke marrë kështu 50% të kompanisë. Më pas gjykata amerikane, pasi ‘sistemon’ borxhet e kompanisë, ia dorëzon atë një grupi amerikan dhe në këtë mënyrë 10 milionë dollarët e militantëve të ikur nga Turqia avullojnë si pasojë e mashtrimit të ‘abilerëve’, pra krerëve të tyre. Në këtë aferë janë mashtruar 34 militantë të cilëve iu është premtuar përfaqësi restorantesh.
Personat pranë tij duket se janë Ahmet Çiçek, i cili njihet me nofkën (Tahsin Gül) dhe është një nga 5 drejtuesit më të lartë të FETO-s në SHBA, ndërsa tjetri Ömer Casurluk, person ky që drejton Dhomën e Tregtisë SHBA-Turqi në SHBA-në juglindore.
Kjo nuk është loja e vetme e FETO-s në SHBA, pasi sipas pretendimeve thuhet se mashtrime miliona dollarëshe të kësaj natyre kanë ndodhur edhe në rajone të tjera të SHBA-së.
Edhe ish-futbollisti Hakan Şükür është në mesin e të mashtruarve
Ndër lajmet që vijnë nga Amerika e Largët për mashtrime mes militantëve të FETO-s është edhe një nga Kalifornia. Militanti Sirodjiddin Muzraev, me origjinë nga Taxhikistani, ka mbledhur rreth 20-30 milionë dollarë me pretendimin se do të bënte biznes me automjete. Në mesin e të mashtruarve në këtë rast është edhe ish-futbollisti Hakan Şükür. Një gjë e tillë është pranuar nga vetë futbollisti, i cili më parë kishte pohuar se është mashtruar nga njerëz të ashtuquajtur të besueshëm.
Fakti që edhe drejtuesit e organizatës terroriste FETO në Pensilvania kanë formuar edhe një delegacion negociues dhe ndërmjetësues për këto raste vjedhjesh të udhëhequra, nënkupton faktin që edhe kupola është e përfshirë, ndërsa formimi i këtij delegacioni tregon qartë që drejtuesit nuk duan që këto histori ti faturohen organizatës mëmë.
Edhe janë përfolur dhe përhapur lajme se histori të ngjashme falimentimi janë hasur edhe në vendet e Ballkanit, ende nuk kemi një rast të ditur që mund ti jetë drejtuar ndonjë gjykate, por gjithsesi kambanat e alarmit na tregojnë që këto vende duhet të jenë të kujdesshme pasi falimentime me vlera madhore të kësaj natyre mund të jenë fatale për ekonomitë e shteteve të varfër të këtij rajoni./mediat turke