Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Babastars godasin sërish,menaxheri i grupit: Pas Getit dhe Majkut Babastars ‘pushton’ verën

Megjithë kufizimet e imponuara për shkak të rregullave të reja nga Covid-19, ‘Babastars’ nuk do të ndalet në prodhimin e këngëve hit. I ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites” menaxheri i label-it Dekorim Sahiti zbuloi se djemtë do të vijnë së shpejti me tre këngë të reja dhe album të ri, ndonëse të vonuara në kohë për shkak të pandemisë.

“Kemi dhe tre këngë të tjera, njëra më megahit se tjetra që janë gati për tu nxjerrë.Për momentin po merremi me projektet tona. Geti dhe Majku janë duke bërë një album shumë me rëndësi. Kemi një vit që merremi me atë çështje. E njëjta është dhe për artistat dhe këngëtarët kishim projekte shumë të mëdha. Ky projekt që nxorrën duhet të kishte dalë dy muaj më parë”, u shpreh Dekorim Sahiti.

Advertisement

Ndalimi i koncerteve duket se ka sjellë humbje të mëdha edhe për grupin ‘Babastars’ duke i bërë këta të fundit të mendojnë mënyra të reja për të qenë afër publikut.

“Planet janë ndrruar komplet. Po s’kënduan, u shkon gjithë investimi huq. Çdo klip, çdo këngë, ka kosto. Nuk do të ketë koncerte dhe do të shkoj në humbje. Shpresojmë të jemi për publikun nëpër plazhe, në hapësira të hapura për koncerte. Ndohemi në një kohë para sezonit, dhe jo të ditur mirë si do punojmë. Ajo çka kemi bërë meqë nuk punojmë dot, për ta filluar do të bëjmë një club dite me pishinë, që të ketë hapësirë shumë të madhe, dhe të respektojmë distancat. Po improvizojmë që të mund të punojmë”, përfundoi menaxheri i Babastars.

Dekorimi u ndal edhe tek gjëndja e tij shëndetësore pasi u infektua me Covid-19 duke treguar se tashmë gëzon shëndet të plotë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Ajo nuk e di që ka qenë për të/Andi shkoza zbulon për herë të parë kush është Rudina e famshme

Next Post

Dëshmitarët e Jehovait në derë të shtëpisë - Nga Jeta Dedja

Advertisement