Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Albawizzy: Milionat nuk përfundojnë…

Jemi tashmë zyrtarisht në stinën e verës… Eshtë koha e lulëzimit të biznesit muzikor….Klipe të cilat kthehen në HIT-e të verës kanë filluar të dalin nga studio të ndryshme muzikore shqiptare. Dëgjohet muzikë ritmike në plazhe, në makina…por njëkohësisht dëgjohen edhe krittika në lidhje me tekstet e këtyre këngëve. Banalitet apo Trend?! Nje rap-er i ri i quajtur Albawizzy i quan ato trend.

Albawizzy, sapo ka publikuar një klip titulluar “Million”, i cili meqë jemi tek shifrat duket se është mjaft mirë me klikimet…Doni të dini më shumë për të!?

– Kush është Albawizzy?

Advertisement

Albawizzy– Emri im i vërtetë është Armando Xhemali. Aktualisht jetoj dhe punoj në Greqi. Unë e kam filluar karrierënmuzikore para 5 vitesh me grupin “Të Tanët”, grup që kishte dyraper; Loko dhe Bezi Bezz, pastaj u shkëputa disa vite nga muzika. Tashmë i jam bashkuar label-it profesional “Vitamin Music”, i cili është themeluar dhe krijon në Athinë.  Dhe tani jaku jam me projektin “Million”.

– Përse ke zgjedhur këtë emër Albawizzy? Çfarë do të thotë?

Albawizzy: – Albania edhe Wizzy është shkurtesa Albawizzy; Wizz është marrë si frymëzim nga këngëtari i njohur WizKhalifa, pasi në një moshë të vogël e kam dëgjuar shumë, por nuk është se kam stil të njëjtë me të, thjesht më pëlqen gjysma e emrit të tij. 

– Sapo ke publikuar klipin “Million” i cili duket se po ecën mirë me klikimet… Si lindi ideja për këtë këngë dhebashkëpunimi me “Vitamin Music”

Albawizzy– Kjo këngë është shkruajtur shumë kohë më parë dhe kishte ngelur në arkiv si diçka me vlerë, isha duke e ruajtur shumë kohë, por nuk kisha një menaxhim të mirë, ndaj po prisja vendin dhe kohën e duhur. Pas kontaktit që pata me producentëte “Vitamin Music”, pasi u dëgjua kënga që në incizimin e parë ishin plotësisht dakord për këngën dhe besuan tek unë; kështu ianisëm punës më profesionalisht. Aty u bë dhe kënga “Million”, pooor janë edhe shumë këngë të tjera si “Million”. Milionat nuk përfundojnë më; tani është koha jonë, koha e “Vitamin Music” edhe Albawizzy!!

– Pamjet në klip duken marramendse.Ku është xhiruar klipi?

Albawizzy– Klipi është xhiruar në Athinë, në një vend të quajtur Portorafti.

– Ajo ç`ka të gjithë thonë për këngët rap kryesisht është se nuk kuptojnë tekstet …Mund ta zbërthesh me pak fjalë”Million”?

Albawizzy– “Million” janë ëndrrat e të gjithë njerëzimit,personave që u ka munguar përkrahja nga njerëzit afër tyre, por ia dalin me sukses edhe e arrijnë atë që duan. Unë mendoj qënëse fle dhe zgjohesh me një ëndërr në mendje dhe kurrë nuk dorëzohesh; besoj do ia dalësh. 

Pak a shumë kënga flet për njerëzit në përgjithësi, flet për ata që jetojnë me ëndrra që duan t`i bëjnë realitet dhe luftojnw për to, nuk rrojnë thjesht me shpresa. Fjala ‘million’, nuk do të thotëvetëm para, ka shumë lloj kuptimesh. Aty flas për vuajtjen, si kemi luftuar për të bërë diçka, si I kemi kaluar pengesat, edhe ku kemi arritur….million.

– Tek-tuk në tekstin e këngës ka ndonjë “fjalë turpi” le ta quajmë kështu…Pse duhen përdorur?Nuk ke “frikë “nga kritikat?

Albawizzy– Jo absolutisht nuk kam frikë nga asnjë lloj kritike! Kritikat i mirëpres, pasi dhe nga kritikat mësoj. Mundohem të marr gjithmonë anën pozitive të kritikave që më bëhen!! Besoj nuk quhet “banalitet”, quhet trend që është sjellë para shumëvitesh nga reperat amerikanë, kështu që edhe në Shqipëri s’jam i vetmi që fus tek-tuk ndonjë fjalë…

– Mozzik sapo ka publikuar këngën “Madonna”për të cilën “u kryqëzua”për disa fjalë në tekstit e këngës. Cili është komenti dhe mendimi yt për këtë këngë?

Albawizzy– Unë besoj që Mozzik nuk ka përdorur anjë fjalë banale, thjesht njerëzit e interpretojnë ashtu sic duan tekstin e këngës dhe fabulën e kësaj kënge…Mirë është të kujtojmë edhe të mirat që ka bërë si artist;  një ndër to ishte dhe ndihmesa e madhe financiare që dha për banorët e Durrësit të prekur nga tërmeti.

– A ka një luftë herë të shpallur e hërë të pashpallur mes raperëve ?

Albawizzy– Unë mendoj se ka konkurrencë të madhe mes rap-erve, ashtu sicc konkurrenca është prezente në çdo profesion…Unë jam një artist i ri, për mua është shumë e rëndësishme që të punoj sa më shumë dhe të sjell projekte sa më cilësore…Pjesa e “luftës” për mua nuk përbën interes!!

– Është krijuar një imazh për rap-erat që bëjnë një jetë luksi:me femra sexy, makina të shtrenjta, para etj etj! Si është jeta jote në të vërtetë?

Albawizzy– Për jetën e të tjerëve nuk di çfarë të them, vetëm atë që shikojmë nëpër rrjetet sociale (por, jo çdo gjë duhet besuar 🙈🤔). Për jetën time s`kam shumë dëshirë ta publikoj sic bëjnë shumica nëpër story. Kaloj bukur, punoj shumë, merrem me muzikë. Jetën e kam goxha mirë, deri në këtë moment gjithçka shkon perfekt.

– Bëhet e dashura xheloze për gjithë ato vajza sexy në klip?

Albawizzy– Hahaahaa nuk jam në një lidhje. Tani për tani jam i fokusuar në muzikë. Prandaj vendosa të jem i lirë t’ia kushtoj gjithë vëmëndjen karrierës dhe muzikës.

– Kurioze të di çfarë mendojnë prindërit e tu, mamaja jote për këtë këngë?

Albawizzy– Familja ime janë mbështetja ime më e madhe…Ata janë me mua në çdo gjë që unë bëj, janë përkrahja ime më e madhe.

– Çfarë muzike dëgjon ti vetë ku frymzohesh?

Albawizzy– Dëgjoj shumë muzikë dhe nw gjuhë të ndryshme;shqip, gjermanisht, frengjisht….Mendoj se mirë është të dëgjojmë pak nga të gjitha…

– Kënga është pasion apo profesion për ty? Pra, merresh me diçka tjetër veç muzikës?

Albawizzy– Në fillim e nisa si pasion, por tashmë duket që është profesioni im, s’mund të them që e bëj për qejf. Vetëm me muzikë merrem!

– Çfarë krijimesh të tjera muzikore ke publikuar?

Albawizzy– Para se të isha në menaxhimin e “Vitamin Music” kam publikuar disa këngë si: “Nata Kriminale”, “Amigo”, “Djali”, “Ci vediamo”, “El padrino” dheee, qershia mbi tortë-“Million”

– Mjekra një element në trend që nuk mungon as tek ti ….Sa kuron Albawizzy imazhin?

Albawizzy– Jam shumë i fiksuar me mjekrën, gjithashtu i kushtoj rëndësinë e duhur dhe përkujdesjes së imazhit tim…

– Një tjetër trend në biznesin muzikor sot janë dhe bashkëpunimet, vecanërisht një zë femër dhe një zë mashkull. E ke menduar një bashkëpunim të tillë?

Albawizzy– Në studio janë shumë projekte muzikore të përfunduara, bashkëpunime do të ketë me të dy gjinitë… Projekti im i rradhës do jetë solo, madje shumë shpejt do jetë në tregun muzikor. 

“MILLION” 

– Kujt do i dhuroje 1milion puthje…?

Albawizzy– 1milion puthje do i dhuroja gjithë fansave të mi,që më mbështesin dhe pëlqejnë punën time…

– Po të kishe 1milion euro, çfarë do bëje me to?

Albawizzy– Do siguroja familjen dhe veten time dhe do investoja shumë në muzikë. Por, gjithashtu do ndihmoja dhe persona që janë në nevojë.

– Ka një person që mbase e ke lënduar dhe do i thoje 1milion herë ‘më fal?

Albawizzy– Jo nuk ka një person që mund ta kem lënduar kaq shumë sa t`i kërkoj kaq shumë falje…

– Në cilin rast mendon se nuk vlejnë milionat?

Albawizzy– Kur bëhet fjalë për shëndetin nuk llogariten milionat.

– Kush të jep zakonisht 1 milion këshilla?

Albawizzy– Familja ime 🙏🙏

– Cili person në botë është për ty 1 në 1 milion?

Albawizzy– Padyshim mamaja ime!!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Brenda festës magjike të datëlindjes së make-up artistes së mirënjohur Merita Merja

Next Post

Vjen " Fjalët e shpirtit" nga Lisa Bujaj dhe Dionis Delia

Advertisement