Këngët e tij u bënë hite në fillim të viteve 2000, mes tyre edhe kënga ‘Rudina’. I ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites” Andi Shkoza , zbuloi për herë të parë kush është vajza me emrin Rudina, emri i së cilës u kthye në hit.
“Rudina ka qenë një vajzë jo në lagjen time por në një lagje tjetër. Një shoku im e ngacmonte dhe ajo ende nuk e di që ajo këngë ka qenë për të”, zbuloi Andi Shkoza.
“Në errësirën e natës”, është kënga që ka më shumë klikime për këngëtarin ndërsa “Taka – Taka” ishte ajo që e bëri edhe më të njohur Andi Shkozën.
“ Kënga “Në errësirën e natës” është kënga më e klikuar. Për momentin hiti është kënga “Në errësirën e natës” kurse në ato vite ka qenë “Taka Taka”. Unë nuk doja ta bëja si këngë si videoklip këngën “Taka taka” sepse kisha plot këngë të tjera të bukura në album, kështu mendoja unë por ai që bleu albumin mendoi për këtë dhe doli mirë. Kur doli kjo këngë dhe shokët e ngushtë filluan të më thërrisnin “Taka Taka”. Isha në qendër të vëmendjes në atë kohë”, përfundoi këngëtari.