Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
ÇFARË JANË KËTO SULME TË POSHTRA NDAJ ALBIN SHQIPTARIT?! Nga Fadil Shyti
Urinimi nё shtrat gjatё natёs tek fëmijët; shkaqe, klasifikimi dhe trajtimi mjekësor. Nga Dr.Artan Koni, urolog-pediatër
Rusia në pritje të një modeli të ri konsumi nё treg

Urinimi nё shtrat gjatё natёs tek fëmijët; shkaqe, klasifikimi dhe trajtimi mjekësor. Nga Dr.Artan Koni, urolog-pediatër

Eneurezis nokturna

15% e fёmijёve nё moshёn 5- vjecare vuan nga NE. Kjo pёrqindje zvogёlohet rreth 15% cdo vit, duke arritur ne 1% nё moshёn 15- vjecare. Nё kёtё kuptim, duhet tё jemi tё vetёdijshёm se NE mund tё jetё pjesё e rritjes sё fёmijёs.

Klasifikimi:
NE klasifikohet nё dy (2) mёnyra.
1) NE monosimptomatike (MNE) dhe NE jo-monosimptomatike (non-MNE). Ky klasifikim bazohet nё simptomat e tjera, tё cilat mund tё shoqёrojnё fёmijёn, ose jo.
Nёse fёmija vuan nga shqetёsime tё tipit: urinim i pavullnetshёm gjatё ditёs, urgjencё pёr tё shkuar nё tualet, nuk arrin tё shkoj deri nё tualet dhe i shpёtojnё disa pika urine rrugёs, urinim pika-pika ose konstipacion i vazhdueshёm, kemi tё bejmё me non-MNE. Nёse asnjё nga shqetёsimet e mёsipёrme nuk ekziston, atёherё kemi tё bejmё me MNE. Ndarja e saktё e kёtyre dy klasifikimeve ёshtё e rёndёsishme, pasi edhe trajtimi ndryshon.
2) NE primare (PNE) dhe NE sekondare (SNE). Ky klasifikim bazohet nё arritjen ose jo tё kontinencёs urinare. PNE nёnkupton qё fёmija nuk e ka arritur asnjёherё kontrollin urinar. SNE nёnkupton qё fёmija ka qenё tё paktёn 6 muaj me kontinencё urinare, mё pas, papritur fillon dhe urinon nё shtrat gjatё natёs. Shumica e rasteve me SNE shkaktohen si pasoj e problemeve psikologjie, duke filluar nga dhuna nё familje e deri te problemet e adaptimit nё kopёsht apo shkollё. Keshtu qё ёshtё e rёndёsishme tё bёhet njё klasifikim i saktё i NE, sepse njё pjesё e femijёve mund tё kenё nevoj edhe pёr ndihmёn e psikologut.

Advertisement

Nga shkaktohet:
Duhet tё kemi parasysh qё NE ka njё predispozicion genetik. Nёse familjarёt e brezit tё parё e tё dytё kanё vuajtur nga NE, edhe fёmija juaj ka gjasa tё vuaj nga tё njёjtat shqetёsime. NE shkaktohet nga tre (3) probleme bazё:
1) problemet me gjumin. Kёta fёmijё nuk e perceptojnё mbushjen e fshikёzёs urinare, ose e perceptojnё por e kanё gjumin e rёnd dhe nuk mund tё zgjohen.
2) kapaciteti i fshikёzёs urinare ёshtё mё i vogёl se normalja, ose fshikёza e urinёs ёshtё mё aktive se normalisht.
3) prodhimi i urinёs gjatё natёs ёshtё mё shumё se normalja. Kjo mund tё vij si pasoj e lёngjeve tё tepёrta qё konsumohen para gjumit, apo nga mangёsia e hormonit anti-diuretik (ADH), hormon i cili zvogёlon sasin e urinёs tё prodhuar gjatё natёs. Gjithsesi, ky problem ka lidhje me procesin e zhvillimit normal tё fёmijёs.

Diagnoza:
Sic e permёndёm edhe mё sipёr, ёshtё e rёndёsishme tё kuptohet nёse fёmija ka shqetёsime tё tjera gjatё ditёs, apo jo. Pёr tё kuptuar kёtё, prindёrit duhet tё kenё informacion tё detajuar nё lidhje me urinimin e fёmijёs gjatё ditёs. Nёse nuk kanё, mund tё pёrdoren disa formular me anё tё tё cilёve arrijmё tё kuptojmё sa herё urinon fёmija gjatё ditёs, a ka urinim tё pavullnetshёm apo jo, a ka urgjencё pёr tё shkur nё tualet apo jo, a e mban urinёn deri nё castin e fundit apo jo, etj.

Trajtimi:
Nёn moshёn 5 -vjecare, nёse NE nuk pёrbёn problem psikologjik pёr fёmijёn apo prindёrit, trajtimi mund tё shtyhet, sepse nuk duhet harruar qё NE mund tё kaloj me rritjen e fёmijёs. Prindёrve mund t’i sqarohen rekomandimet bazё tё njё urinimi tё shёndetshёm. Dy orё para se tё flejnё, fёmijёt duhet tё zvogёlojnё sasin e lёngjeve qё konsumojnё, para se tё flejnё duhet patjetёr tё shkojnё nё tualet, marrja e lёngjeve gjatё ditёs duhet tё ndahet nё sasi tё barabarta, nёse ka probleme me konstipacionin nuk duhen lёnё pas dore. Urinimi nё mёnyrё tё rregullt ёshtё shumё i rёndesishёm. Fёmijёt duhet tё shkojnё nё tualet cdo 2-3 orё, gjatё urinimit kёmbёt e fёmijёs duhet tё takojnё nё tokё, ose duhet vendosur njё bazament shtesё me anё tё sё cilit fёmijёt mund tё vendosin kёmbёt…sepse urinimi me kёmbё nё ajёr ёshtё i vёshtirё pёr fёmijёt. Pёrvec kёsaj, mbajtja e njё grafiku urinimi ёshtё e rёndёsishme pёr tё rritur motivimin e fёmijёs…grafik i cili nёse plotёsohet nё mёnyrё tё pёrpiktё nga fёmija, mund tё pёrkthehet me njё dhuratё nё formё lodre apo cokollate psh nga prinderit, duke rritur kёshtu pёrfshirjen e fёmijёs nё kёtё proces….dhe padyshim duke ulur presionin psikologjik mbi vetё fёmijёn. Prindёrit nuk duhet ta stresojnё akoma mё shumё fёmijёn, por t’ia lehtёsojnё nga ana psikologjike kёtё proces. Ka dy mёnyra bazё trajtimi pёr fёmijёt me NE:

1- Mёnyra mё e pёrdorur ёshtё analogu i hormonit desmopressin. Qёllim i ketij trajtimi ёshtё zёvendёsimi i mungesёs sё kёtij hormoni te fёmija, duke zvogёluar kёshtu sasin e urinёs tё prodhuar gjatё natёs. Doza e ilacit mbahet e lartё nё fillim, dhe zvogёlohet gradualisht. Avantazhi mё i madh i kёtij trajtimi ёshtё efekti i menjёhershёm qё me dozёn e parё. Ilaci vendoset nёn gjuhё njё orё para gjumit dhe pёrdoret cdo natё. Njё disavantazh i kёtij mjekimi ёshtё se NE pёrsёritet fill pas ndёrprerjes sё kurёs. Kёshtu qё ёshtё e rёndёsishme qё kura tё bёhet e plot dhe ilaci tё zvogёlohet gradualisht. Duhet theksuar se opinioni i pёrgjithshёm popullor se ky ilac krijon mё vonё probleme me fertilitetin, nuk kanё baza shkencore.

2- Njё mёnyrё tjetёr trajtimi ёshtё aparati i alarmit. Ky aparat jep alarm nё castin qё fёmija lag krevatin. Avantazhi mё i rёndёsishёm ёshtё se trajtimi ka efekt tё pёrhershёm. Disavantazhi mё i madh ёshtё vёshtirёsia e pёrdorimit tё kёtij aparati.

Si pёrfundim:
NE duhet tё kuptohet si njё problem i cili duhet menaxhuar me mirёkuptim nga ana e prindёrve, duke mos e stresuar edhe mё shumё fёmijёn. Nuk duhet harruar se njё pjesё e mirё e kёtyre problemeve do kalojnё me rritjen e fёmijёs. Nё rastet kur NE pёrbёn problem psikologjik pёr fёmijёn apo familjarёt, trajtimi me ilac apo alarm, ёshtё i mundshёm dhe i efektshёm.

Burimi: Humanum.al

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

ÇFARË JANË KËTO SULME TË POSHTRA NDAJ ALBIN SHQIPTARIT?! Nga Fadil Shyti

Next Post

Rusia në pritje të një modeli të ri konsumi nё treg

Advertisement