Puthmë,
Të mësoj nga Ty,
Atë dashuri,
Që nuk më mësoi asnjë grua tjetër…
Puthmë,
Sa të njehësosh trupin Tënd me trupin tim.
Puthmë,
Që unë të të them çfarë është Erota
Në çdo frymë që të japin buzët e mia….
Dhe Ti
Me oksigjenin e frymës time
Të më ndjesh mua brenda Teje…
Sa rrahjezemrat e Tua, të jenë edhe pulsimet e zemrës time…
Puthmë,
Që të vallzosh ndenjat tona,
Sa të lahen trupat tanë
Edhe në dritën e mëngjezit,
Edhe të mbulohen me vellon e Hënës
Dhe yjet të na ndriçojnë dëshirat tona….
Puthmë,
Sa të mos shikoj asgjë tjetër,
Veç sytë e Tu
Sa të mos ndjej në trupin tim
Asnjë plagë
Përveç shtrëngimin e duarve të Tua,
Duke më pushtuar kokën në përqafimin Tënd.
Puthmë,
Dhe unë do të të buzëqesh,
Dhe kokën do ta mbështet në gjinjtë e Tu,
Të ndjej aromë lule pranvere,
Sa të dehem…
Dhe unë,
Të pë puth
Sërish e sërish
Me pathos
Në çdo çast akohor
Dhe Ti të bëhesh
Jeta ime që dëshiroja
Jeta ime që kërkoja
Jeta ime që dua të jetoj…