Zonja Ambasadore e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, unë, si shqiptar dhe si edhe shtetas i Bashkimit Europian, shpresova shumë, kur ju u emëruat Ambasadorja e re e SHBA në Tiranë, sepse kujtova, që sipas programit Tuaj që shpallët në Kongesin e SHBA, premtuat që do të punoni fort në Shqipëri për të vendosur Demokracinë në shina, Drejtësinë në rrugën e duhur.
Mirëpo, vetëm në pak muaj, sa punoni në Tiranë, ju them publikisht, se Ju zonja Yuri Kim ZHGËNJYET SHQIPTARËT, që shpresuan tek premtimet Tuaja.
Unë, duke jetuar edhe në një vend të Bashkimit Europian, kam një këndvështrim më demokratik, ndaj rolit të një diplomati apo ambasadori në një vend të huaj.
Besoj, zonja Yuri Kim, ju e dini se populli grek manifeston 1 ditë në vit kundër Ambasadës Amerikane në Athinë. Dhe Ju e dini shumë mirë pse populli grek (një popull me shpirt demokratik) ushqen akoma ndjenjën ANTIAMERIKANE ndaj Ambasadës Amerikand në Athinë.
Jo ndjenjë Antiamerikane ndaj Qeverisë së SHBA.
Ju Zonja Yuri Kim e dini shumë mirë se Lobi Grek në SHBA është ndër të të fuqishmit në vendimmarrjen politike të SHBA.
Zonja Yuri Kim
Populli grek USHQEN AKOMA ANTIAMERIKANIZMIN ndaj Ambasadës amerikane në Athinë, sepse Ambasada amerikane në Athinë në 1967 ndihmoi Diktatorin Papadhopullos të gremiste Demokracinë në Greqi.
Edhe ambasadori Lu por edhe Ju zonja Yuri Kim më shumë sesa paraardhësi juaj Donalr Lu, me qëndrimin, me dekratarat Tuaja, me MOSVEPRIMET TUAJA po mbillni tek shqiptarët ANTIAMERIKANIZMIN ndaj Ambasadës amerikane në Shqipëri.
Ju zonja Yuri Kim U TALLËT ME SHQIPTARËT më 17 maj 2020, duke publikuar në rrjetin social të Ambasadës amerikane në Shqipëri fotografi me lule, në ndërkohën që Diktatori Edi Rama GJAKOSTE ARTISTËT dhe GAZETARËT në Sheshin Skënderbej të Tiranës.
Zonja Yuri Kim, ju pyes si Ambasadorja e SHBA në Tiranë:
– A ka dhunim më të egër ndaj TË DREJTËS THEMELORE TË NJERIUT për të Protestuar, kur KËMBA E POLICIT është mbi kokën e një studenti të shtrirë në tokë?
– A ka dhunim më të egër të Lirisë së Fjalës së Lirë, Kur Policë pa numër indentifikimi dhe me maska në surrat, DHUNOJNË GAZETARIN?
Ju zonja Yuri Kim, si ambasadore e SHBA në Tiranë NUK FOLËT FARE.
Përkundrazi. Dy ditë më parë, Ju shkuat në Kryeministri dhe takuat KryeM Edi Rama.
Ndoshta atë ditë Ju u informuat nga KryeM Edi Rama që të dielën në mesnatë do të gremisej edhe me dhunë e terror Teatri Kombëtar.
Prandaj, ju të dielët u tallët me shqiptarët, duke publikuar foto me lule, ngaqë nuk donit të dënonit terrorin shtetëror të KryeM Edi Rama ndaj artistëve dhe gazetarëve.
Dje KryeM Edi Rama publikisht u mburr, duke deklaruar se Juve personalisht, si Ambasadore e SHBA në Tiranë JU KISHTE INFORMUAR DHE KISHTE MARRË NGA JU “OK” që të gremiste Teatrin Kombëtar.
Ju heshtët, nuk e përgënjeshtruat këtë deklaratë të KryeM Edi Rama.
Me heshtjen tuaj, zonja Yuri Kim, Ambasadorja e SHBA në Tiranë JENI BASHKËPUNĒTORE dhe BASHKËFAJTORE në Dhunën dhe terrorin shtetëror të KryeM Edi Rama ndaj artistëve dhe gazetarëve më 17 maj 2020.
Ju Ambasadorja Yuri Kim me paturpësinë më të madhe dje deklaruat publikisht se Ambasada amerikane në Shqipëri kërkon nga KryeM Edi Rama Reformë Zgjedhore.
A jeni informuar Ju Zonja Yuri Kim se KryeM Edi Rama (deputetë, kryebashkiakë dhe ministra të tij) janë përgjuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda Shqiptare se kanë blerë vota, kanë ushtruat terror ndaj elektoratit, në bashkëpunim me Krimin në zgjedhjet parlamentare në 2017?
Besoj e dini, se Ju premtuat në Senatin Amerikan se do të punonit për zgjedhje të lira në Shqipëri.
Ju pyes zonja Yuri Kim Ambasadorja e SHBA në Tiranë:
– A mund të ketë zgjedhje të lira në Shqipëri pa dënuar ATA që vodhën, blenë zgjedhjet parlamentare në 2017?
– A mund të bëjë Reformën Zgjedhore KryeM Edi Rama, i cili bleu votimet e 2017?
Zonja Yuri Kim, Ambasadorja e SHBA në Tiranë ju dje, i kërkuat KryeM Edi Rama që të ngrejë Gjykatën Kushtetuese.
A nuk është kjo kërkesë e juaja publike NJË QËNDRIM TEJET HIPOKRIT?
Si mund t’i kërkoni Ju, si Ambasadore e SHBA në Tiranë KryeM Edi Rama Gjykatë Kushtetuese, kur Ai është shkatërrimtari i Gjykatës Kushtetuese para 3 viteve?
Ju, zonja Yuri Kim para disa ditësh i shkuat në zyrë Dvoranit, kur Presidenti i Republikës të Shqipërisë i ka kërkuar Këshillit të Lartë Gjyqësor që të zbatohet Kushtetuta e Shqipërisë dhe Dvorani të përjashtohet nga Gjykata e Lartë, meqë ka 6 vjet që i ka SKADUAR Mandati kushtetues.
Ju zonja Yuri Kim kishit 1 vit që ishit emëruar nga Presidenti i SHBA Ambasadorja e SHBA në Tiranë. Mirëpo, meqë u vonuan procedurat e emërimir Tuaj, ju nuk mundeshit të fillonit punë.
E megjithatë, edhe ambasada e SHBA në Tiranë mbeti pa ambasador.
Kjo, sepse Qeveria e SHBA RESPEKTON KUSHTETUTËN E VENDIT TË SAJ.
Atëhere Ju, zonja Yuri Kim, si Ambasadore e SHBA në Tiranë PËRSE përdhosni Kushtetutën e Shqipërisë dhe mbështetni publikisht Dvoranin, të qëndrojë AKOMA me mandat kushtetues të skaduar?
Përse Ju Zonja Yuri Kim NUK KRITIKONI Qeverinë pse e la Shqipërinë pa Gjykatë Kushtetuese?
Përse, Ju zonja Yuri Kim nuk e kritikoni zbatimin e keq të Reformës në Drejtësi, derisa SPAK ende NUK KA HETUAR ASNJË ZYRTAR TË LARTË PËR KORRUPSION?
Apo, Ju Zonja Yuri Kim, si Ambasadore e SHBA në Tiranë NUK SHQETËSOHENI FARE pse Raporti vjetor 2019 i Departmentit Amerikan i Shtetit e cilësoi Shqipërinë një nga vendet më të korruptuara në Botë, ku korrupsioni është i pandëshkuar?
Përse, zonja Yuri Kim TALLENI me shqiptarët kur deklaruat dje se Reforma në Drejtësi është e sukseshme, kur ende Shqipëria është pa Gjykatë Kushtetuese?
Ju, zonja Yuri Kim, Ambasadorja e SHBA në Tiranë besoj i lexoni qëndrimet politike të Bashkimit Europian ndaj Shqipërisë, ku i ka vendosur tani 15 kushte për hapjen e negociatave, dhe shumica e atyre kushteve ka të bëjë me DËSHTIMIN TOTAL TË REFORMËS NË DREJTËSI NË SHQIPËRI
Ju e dini, zonja Yuri Kim, se Bashkimi Europian kërkon Standarte të Demokracisë së munguar në Shqipëri, ndërkohë ju, si Ambasadore e SHBA në Tiranë NUK KENI THËNË ASNJËHETË PUBLIKISHT për standarte të cunguara dhe të përdhunuara të Demokracisë në Shqipëri dhe të tregoni me gisht dhunuesin e standarteve demokratike ne Shqiperi
Ju, nuk e bëni dot këtë, zonja Yuri Kim sepse:
– Nuk doni, ngaqë përfaqësoni interesa politike të caktuara dhe jo SHBA në Shqipëri.
– Mund të jeni bashkëpunëtore me KryeM Edi Rama dhe i shërbeni pushtetit të tij diktatorial.
– Mund të jeni peng nga KryeM Edi Rama (nuk e besoj, nuk dua ta besoj këtë. Por edhe Ju zonja Yuri Kim keni detyrimin t’u provoni shqiptarëve që nuk jeni pengu i politikës së KryeM Edi Rama.
Zonja Yuri Kim a i lexuat reagimet zyrtare të Bashkimit Europian, të Parlamentit Europian, median e madhe botërore QË DËNOI DHUNËN SHTETËRORE TË KRYEM EDI RAMA NDAJ ARTISTËVE DHE GAZETARËVE?
Vetëm Ti, si Ambasadore e SHBA në Tiranë HESHTE.
Edhe Ambasadori i BE ne Tirane Soreka, foli gjysëm fjale, sa të lante gojën. Ama foli.
Pra, zonja Yuri Kim
Unë si shtetas i Bashkimit Europian
Dhe si shqiptar ju them me dashamirësi
Se Ju, me këto sjellje publike në Tiranë po arrini të mbillni tek shqiptarët PAKËNAQËSI Ndaj Ambasadës amerikane në Shqipëri.
Besoj i lexuat komentet e shqiptarëve në faqen e Ambasadës amerikane në Shqipëri në postimin tuaj të dielën 17 maj 2020.
I lexuat, zonja Yuri Kim Ambasadorja e SHBA në Tiranë sesa revoltë ju shkruan Shqiptarët Juve, personalisht.
Jo SHBA- së.
JO PRESIDENTIT TË SHBA.
Por Juve, si Ambasadore e SHBA në Tiranë.
Dhe kush ju shkruajti me kaq revoltë?
Shqiptarët.
Populli më dashamirës i SHBA në Botë.
Shqiptarët ju paralmëruan juve zonja Yuri Kim Ambasadorja e SHBA në Tiranë, kur ju shkruajtën revoltën ndaj Teje
– Mos përkrahni më Diktatorin e Shqiptarëve Edi Rama.
– Mbroni Demokracinë në Shqipëri.
Ndryshe….
Revolta e shqiptarëve ndaj Teje, si Ambasadore e SHBA në Tiranë do të derdhet URREJTJE
Dhe atëhere shqiptarët
DO TË PROTESTOJNË PARA AMBASADËS AMERIKANE NË SHQIPËRI.
Zgjohu, zonja Yuri Kim Ambasadorja e SHBA në Tiranë.
Ndihmo shqiptarët
Mbro shqiptarët nga Terrori shtetëror i KryeM Edi Rama.
Mbro Kushtetutën e Shqipërisë.
Mbro Demokracinë në Shqipëri.