Për shkak të pandemisë,
stili i jetesës ka ndryshuar tanimë
dhe të gjithëve na duhet të përshtatemi me ndryshimet.
Një ndër ndryshimet që solli karantina ishte të punuarit nga shtëpia apo dhe mësimi online.
Shumë gazetarë realizojnë intervistat e tyre nëpërmjet “Skype” nga shtëpia ose nga studio e tyre televizive.
Por mesa duket shumë të papritura mund të ndodhin gjatë një lidhjeje live.
Pjesë e një incidenti është bërë gazetari i njohur spanjoll Alfonso Merlos, i cili teksa po realizonte një intervistë live, në sfond është shfaqur një vajze nudo dhe jo, ajo nuk ishte partnerja e tij.
Videoja po bën xhiron e rrjetit, jo vetëm për këtë arsye. Kjo video ka zbuluar edhe tradhtinë e tij, pasi ajo nuk ishte partnerja e tij, por një nga reporteret e spektaklit spanjoll ‘Socialite’, Alexia Rivas.
Menjëherë pas videos që qarkulloi, partnerja e tij i ka kërkuar ndarjen edhe pse ai i ka kërkuar falje në shumë mënyra.