Kur u dhe E tëra në përqafimin tim, Kur buzët e Tua burgosën frymën Tënde, Kur sytë e Tu u bënë qielli i shpirtit tim, Kur psherëtimat e Tua U bënë dallgë deti dhe u thërmuan në buzët e mia, Kjo nuk ishte DASHURI. Erota jonë është Në çdo qelizë të trupit tonë. Erota që jetuam është Çdo pikëz djerse e lindur Nga prekja e trupave tanë. Sa edhe çarçafët u grisën Nuk i rezistuan dot Përqafimit tonë .. Erota që i falëm njëri - tjetrit Sa edhe rrahjezemrat tona gjëmonin bubullima. Erota që i dhamë njëri - tjetrit Trëndafila çeli në buzët tona çdo e puthur, Me aromën e ëndrrave tona të dëshiruara, Sa edhe Hëna pati zili Ndriçimin e syve të Tu Në çastin që arrite kënaqësinë... Erota Jote Det të trazuar më bën Sa çdo sekondë që jetoj Mendoj, sesi të pushtoj Çdo mendim Tëndin... Erota që më dhurove Fryma ime, frymëmarrja ime... Pikëzat dhe stuhitë e shpirtit tim. Dielli dhe qielli im... Erota Jote U dhashë i tëri, Pa patur frikë se do digjesha i tëri, Kur duart e Tua shtrëngojnë edhe më fort trupin tim. Erota Jote, Dua të bëhesh një me trupin tim Sa nuk dua të shpëtoj, Të bëhem flaka e pasioneve të Tua. Në sytë e Tu U burgos ekzistenca ime, Që të jetoj vetëm bashkë me Ty...
Advertisement