Sa herë
Sytë e Tu
U japin dritë
Syve të mi
Ndjej magjinë
Të ndriçojë
Shpirtin tim.
Ah, buzët e Tua,
Sa afrohem
Dhe zemra ime ngrohet
Nga ofshama e frymës
Që çlirohet nga buzët e Tua
Këtë çast
Më zhvesh lakuriq
Shpirtin tim
Dhe vetja ime
Bie brenda
Zjarrit Tënd
Në Erotën që më dhuron…
E dashur!
Ti erdhe
Në ditët e mia
Me buzëqeshjen e shpirtit Tënd,
Me dashurinë e zemrës Tënde…
Erota
Nuk është diell
Që të të ngroh.
Erota
Nuk është lule
Që të dhurojë Aromë dhe ngjyrë.
Erota
Nuk është zemër
Që të jetosh.
Erota
nuk është Planet,
Ku të banosh.
Erota
Është zjarri
Që hi të bën
Pasi e ke ndjerë…
Jakup B. Gjoça