Koha,
E pamëshirme është për zemrën time,
Rrjedh, edhe pse
Shpirti im hemorragon mungesën Tënde…
Veçse, sa herë të kujtoj
Je këtu me mua.
Më përkëdhel frymëmarrjen time.
Ëndërrojmë bashkë
Çastin e takimit tonë
Dhe unë fantazoj frymëmarrjen Tënde
Që përplaset si dallgë dimri
Në brigjet e buzëve të mia…
Eja, e dashur,
Jo vetëm në ëndrrën time,
Të udhëtojmë bashkarisht atje,
Ku jeta nuk ka pritje dhe plagë,
Ku koha nuk e di çfarë është vetmia,
Eja, të të vesh Erota
Që të vallzojmë deri në pafundësi,
Atje, ku koha është akohore.
Eja, të të vesh me kënaqësi
Që Erotën Tënde
ta derdhësh lumë brenda meje…
Eja, të të ndez zjarr në zemër,
Që flakë të bësh trupin tim.
Eja, të të përqafoj të gjitha dëshirat e Tua
Dhe sytë e Tu Hënën e ëndrrave të mia të ndriçojë.
Të vish,
Edhe sikur unë të mos jem këtu.
Të vish,
Sepse Ti je ekzistenca ime.
Me grushtin mbi jastëk fle
Që të vras boshllëkun Tënd.
Çfarë dashuroj tek Ty frymëmarr.
Eja dhe unë frymë do vjedh, të ta dhuroj.
Eja, të arratisemi atje
Ku trëndafilat kanë aromën Tënde.
Eja atje,
Ju yjet emrin Tënd kanë.
Eja,
Sepse të gjitha që unë prek
Të kujtojnë Ty
Dhe unë pa Ty
Nuk di si të jetoj…
Eja,
Të gjitha të miat kujtojnë Ty
Dhe unë duhet të mësohem me këtë.
Eja,
Sepse pa Ty
Edhe dashuria është hemorragji…
Eja,
Sepse pa Ty
Ditët e mia mëngjez nuk kanë…