Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Dua Lipa dhe Jason Derulo iu bashkuan yjeve në koncertin bamirës 24-orësh

Dua Lipa dhe Jason Derulo shfrytëzuan talentin e tyre muzikor për të ndihmuar në luftimin e përhapjes së koronavirusit, për të ndihmuar punëtorët e vijës së parë që po luftojnë atë, shkruan DailyMail.

Këngëtarja-kantautorja 24-vjeçare dhe ylli 30-vjeçar performuan disa nga hitet e tyre të fundit në koncertin e drejtpërdrejtë të “OneHuManity’s Dream With Us”.

Yje të tjerë që u bashkuan me shfaqjen e bamirësisë përfshinin Ricky Martin, Avril Lavigne, Eva Longoria dhe Jewel.

Advertisement

Dua u shfaq në orën e parë të programit me një interpretim të këngës së saj “Pretty Please”, nga albumi i saj “Future Nostalgia”.

Këngëtarja tregoi ditë më parë ndryshimin në flokë, duke i bërë ato të kuqe si qershitë, por gjatë performancës kishte flokët rozë të lehtë.

Në performancën e saj nga shtëpia, Dua ishte veshur thjesht me veshje sportive, ndërsa flokët i kishte lidhur.

Ylli i pop-it ka qëndruar e vetizoluar në Londër javët e fundit bashkë me të dashurin e saj, Anwar Hadid.

Edhe Jason ishte veshur thjesht për paraqitjen në koncertin në fistancë, ku këndoi edh këngën e tij të 2017-ës “Tip Toe”.

Nga të ardhurat e performancës së OHM do të përfitojnë Fondacioni Constellation Dream, i cili po mbështet një shumëllojshmëri organizatash bamirësie, përfshirë fondacionin Global Gift, Doctors Without Borders, Dubai Cares, FromU2Them and Care to Connect NYC, të cilët po mbështetin punëtorët e vijës së frontit në luftën ndaj pandemisë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Doli nga shtypi libri “Besimi Politik në Kosovë” i autores Dr. Ermira Babamusta

Next Post

Kylie Jenner rrezikon edhe burgun për mashtrimin lidhur me statusin e miliarderes

Advertisement