Sekretari i Shtetit të Ministrinë sё Transportit, Jean-Baptiste Jebbari – tha se aeroporti “Orly” nё Paris mund të rihapet në fund të qershorit, nëse situata shëndetësore do tё filloj tё përmirësohet.
Më parë, gazeta “Echos” raportoi se, aeroporti “Orly” i cili është mbyllur që nga data 31 mars, mund të mos hapet deri në vjeshtë për shkak të pandemise.
Gjithashtu vuri në dukje se operatorët e linjës ajrore duhet të ofrojnë programe fluturimi “të besueshëm”. Në të njëjtën kohë, ai shtoi “ende nuk është e qartë kur do të rifillojnë fluturimet pёr njerëzit qё të jenë në gjendje të fillojnë me prenotimin e biletave”.
Pergatiti: Blerina Mahmutaj