Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Upsss…më erdhën ato!! Nga Drilona Abazaj


Sa nga ju i njihni “ato”,

të cilave ndjejmë ndrojtje qoftë dhe për ti emërtuar

kur flasim rreth tyre me gjininë tonë.

Advertisement


Kur prej shumë vitesh është konsideruar tabu si një proçes i papastër, i sikletshëm dhe ku informacioni rreth tyre ka qenë kaq i varfër.
Ajo çfarë u tregohet dhe u mësohet për ciklin menstrual vajzave ishtë që një ditë ato do rriten, dhe do kishim gjakderdhje vaginale.
Ku në shumë raste u privohet të luajnë si më parë, të shoqërohen me djemë, sepse tashmë ato janë të pjekura seksualisht, dhe duhen të sillen si vajza të rritura.
Nuk kanë qenë të pakta rastet kur vajzave nuk ju është dhënë informacion për ciklin e tyre, dhe kur kjo ka ndodhur janë ndjerë të frikësuara dhe të turpëruara. Edhe pse kjo është detyrë e prindërve tu shpjegohet që cikli menstrual është ndryshim i rregullt natyror që ndodh në sistemin riprodhues femëror posaçërisht në mitër dhe në vezore.
Ku perioda e parë zakonisht fillon në mes të moshës dymbëdhjetë dhe pesëmbëdhjetë por mund të nisin edhe me herët. Ku siptomat e zakonshme përfshijnë akne, nervozizëm, fryrje në pjesë të trupit si barku dhe gjinjtë duke u shoqëruar me ndryshime humori.
Ku më pas kjo na evidentohet në formë tallje sa herë që mund të jemi me humor jo të mirë. Edhe pse në raste të tilla familja duhet të tregojë më shumë mirkuptim gjatë ditëve të ciklit tonë menstrual.
Gjithashtu edhe të diskutuarit rreth picetave të periodave lë për të dëshiruar.
Të cilat mbahen të fshehur larg syve të familjes, sepse do ishte shumë e turpshme nëse do ti vendosnim në vënde komode për ne.
Kjo duke bërë aq sa më të panjohur por dhe më të vështirë komunikimin rreth tyre.
Duke mos ditur çfarë funksioni kanë, dhe se si mund ti vendosim ato, kur fare mirë kjo mund të bëhej duke u demostruar me shëmbuj praktik nga prindërit. Qoftë dhe për ti blerë picetat ndjehet dukshëm turpi për tu drejtuar në dyqan apo për të pyetur shitësit për vendodhjen e tyre. I gjithë ky komunikim kaq i munguar në familje, dhe mohimi ndaj tyre na bënë të ndjejmë turp për mitrën tonë, e cila është ajo që i jep jetë njerzimit. Për mestruacinet tona, që përpos shqetësimeve fizike që ato na japin, janë dhe një formë shfryrje emocionale. Për të cilat prindi mashkull duke u edukuar me mohimin e tyre që në fëmijëri, ndjehet i turpëruar rreth këtij fenomeni që i ndodh nënës, motrës, gruas dhe vajzës së tij. Duke sjellë më pas dhe turpe të tjera si për të pyetur rreth ciklit, qoftë të shikuarit pakot e picetave diku në një vend të dukshëm të shtëpisë. Dhe si të ndjerit turp për t’u ardhur në ndihmë në blerjen e tyre.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Sara Dimraj: E doja të bukurën që në vogëli; Kujdesi për veten është primar…!

Next Post

Harrojini festat dhe koncertet përgjatë 2020/Klosi: Në fund të majit rinisin lëvizjet e brendshme

Advertisement