Simptoma e parë e infeksionit
koronavirus
është temperaturё e lartë.
Njerëzit thonë se zgjohen në mes të natës në turbullirë, ata ndjehen të frikësuar, nuk e kuptojnë se çfarë po ndodh – tha zëdhënёsja e Organizatës Botërore të Shëndetit”, Margaret Harris.
Ajo shtoi se pas kësaj pacientët ndiejnë të ftohtë. “Simptoma më e dukshme është ethe dhe një temperaturë më e lartё se 38 gradë,”. Sipas saj, më shumë se 90 përqind e pacientëve përballen me këtë. OBSH-ja, konfirmon më shumë se një milion pacientë me COVID-19 janë regjistruar në botë, dhe mё shumё se 57 mijë njerëz kanё ndёrruar jet. Në Rusi janë zbuluar 5389 raste të infektuar.
Pergatiti: Blerina Mahmutaj