Në jetë jemi të predispozuar  të jemi progresiv,

të arrijmë  atë përsosmërinë

dhe motivimin  për të qënë dikush në jetë, për të arritur majat e suksesit  me anë të një përkushtimi apo vendimmarrje.

Në disa raste ndoth “izolimi i mendimit “të çaj përpara  vetë apo të bashkëpunoj  me të tjerët  që të siguroj  atë progresivitet  mbështetur në fakte objektive.Ndonjëherë  ndoth vetaktualizimi , dyshimi  se mund të dështojmë  po nuk qemë konkurent për realizimin  e projekteve  apo përqafimin  e një sfide që na identifikon ku futet frika ndaj dështimit, ndaj të panjohurës, apo ideja e autonomisë  për të çarë vetë përpara.Në disa raste  ndodh “alarmi” i brendshëm ,paraliza  e dyluftimit  me vetveten , duke na bërë  të hartojmë një strategji  më të stërholluar nisur nga vullnet i mirë për t’u gjendur diku aty ku qëndron  maja e suksesit.

Botëkuptimi  për të çarë përpara nuk kuptohet pa bashkëpunimin, pa një llogjikë  koherente, pa përcaktimin  ku gjendet  përgjigja dhe pritshmëria  e gjërave  apo çelësi i suksesit  për synimet tona personale.Kjo prekje në vetvete na ndihmon  të hedhim  ide copëzuese , hapa të vogla , doza përpunuese,  aty ku qëndron  fokusimi  apo praktika bashkëpunuese me të tjerët.Në fund të fundit  kjo tabelë  vizionare  gjeneron qetësi ,entuziasmon atë bllok inspirimi  se ku duhet të jemi kreative.Mundësia  e këtij konfirmimi  me veten  fillon  me “presionin” udhën me hapa proporcional , bashkëpunues me kolegët  lidhur kjo me nderthurjen e një talenti , në studimin  me shumë shkallë ngjitje.

Natyrisht ka momente  pauze  për të ecur nesër vetë  me hapat e tu tashmë gjigand  drejt përmbushjes  së objektivit.Ka çaste ku shqisa , instikti na tregon  rrugën prioritare  për arritjen tonë hap mbas hapi për të qenë nesër një konkurent i denjë.Ky eshtë motivi ynë, ëndrra jonë,shpërthimi për veten…!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here