Marge është vogëlushja qe ka magnetizuar
ndjekesit e saj ne instagram
me postimet qe mbajne emrin e saj.
Dakord, eshte e vertete qe gjithçka duhet të shkojë në përputhje me karakteristikat e moshës së fëmijës. Talenti qe veçon Margen nga te gjithe femijet e tjere sot, jo vetem nga mosha por edhe suksesi i arrire qe ne moshen 1 vjecare si imazhi i fabrikes se prodhimit te qumeshtit ‘Zepa Natyral” ne Tirane, tregon se arritjet dhe fama nuk njeh moshe. Marge Pellumbi sot eshte 3 vjece e gjysme, e shkathet, e dashur dhe shume aspiruese ne rrugen qe ka zgjedhur. Ajo e do shume fotomodelingun dhe realizimin e videove/fotove kur nen interpretimin e saj interesant arrin te realizoje super imitime te personazheve publike. Kur mbushi 1 vjece e gjysem u be pjese e revistave me te njohura “Living” “Class” “Star people”etj. Pa kaluar shume kohe, ne moshen 2 vjecare fitoi titullin “Miss Little KUQ E Zi” ne 2018. Pas gjithe ketij rrugetimi te suksesshem, ajo u be pjese si e ftuar ne shume programeve te ndryshme televizive: Vizion Plus, Ora News etj.
Me pas nje fanse e saj, Lirie Krasniqi zbuloi pasionin tjeter te Marges, ku imitonte ne menyre te perfeksionuar personazhe te njohura shqiptare dhe te huaj. Pjesen e aktrimit ajo e filloj me foton e prezantueses se njohur Roza Lati ku pati relativisht nje suksese te larte. Gjithashtu suksesin tjeter ne instagram e arriti me foton e nje prej kengetareve me te njohur te trojeve shqiptare Neritan Ukimeri. Marge gjithashtu ka qene pjesmarrese ne evente te ndryshme te modelingut kombetare dhe nderkombetare. Eshte bere imazh i disa prej dyqaneve te rrobave per femije, ne Shqiperi dhe jashte trojeve shqiptare.
Aktualisht ajo po vazhdon imitimin e personazheve te ndryshem ku po shohim qe po pelqehet dhe komentohet nga te gjithe fansat e doemos nga personazhet qe ajo I realizon ne menyre perfeksionale. Heren e fundit u ftua nga televizioni news 24 ne emisionin “Vila 24” si e ftuar speciale “Marge imituesja me e talentuar e vip-ave shqiptare”.