Doni të hani një vakt të këndshëm me familjen, po e keni të vështirë të zgjidhni? Keni dëshirë ti shpëtoni kaosit të Tiranës? Ne kemi menduar për ju! Flasin drejtuesit e Restorant Tradita Jonë “Ceku”. Ka ardhur koha ti kthehemi traditës. Është ajo që na kujton gjithmonë se prej nga vijmë e ku do të shkojmë. Këtë oaz paqjeje e gjejmë në Restorant Tradita Jonë “Ceku”, që përmes mikpritjes hap dyert për të gjithë ata, që duan të shijojnë ushqimet e përgatitura me dashuri. Në këtë restorant iu ftojnë për të ngrënë shëndetshëm duke iu ofruar pjatat më të preferuara ndër vite, për të cilat klientët kanë ngelur mjaft të kënaqur.
Nëse keni kuriozitetin se si ka ardhur në këtë formë Restorant Tradita Jonë “Ceku”, ju informojmë se gjithçka ka nisur në një mjedis të vogël në vitin 2002, për të vijuar punën fortë në ndërtimin e restorantit. Kështu në 2005 është bërë hapja e tij, bashkë me sallën e dasmës, në të cilën kanë kurorëzuar dashurinë e tyre qindra çifte. Na kanë besuar, pasi gjithmonë i kemi mëshuar traditës. Fundja ajo është identiteti i një kombi dhe sidomos përgjatë stinës së verës kemi kërkesa të shumta për pjata tradicionale nga të huajit më së shumti. Ndërkohë, kemi punuar gjatë për të sjellë variantin që ju shihni tani. E kemi zgjeruar restorantin tonë duke i dhënë përparësi sidomos natyrës. Përgjatë festës që organizuam ishin të ftuar Evis Kushi, Nën Kryetarja e Grupit Parlamentar të PS-së, Arber Gjeta- Pedagog, njëkohësisht dhe avokat, Valbona Halili- këngëtare e njohur për publikun, Ervin Bushati-këngëtar, Klevis Xhixhi -Drejtor i Kadastrës së Qarkut Elbasan dhe plot njerëz me shumë influencë. Patëm të ftuar gjithashtu, bisenesmen që merren me fushën e turizmit dhe të restoranteve. I jemi përkushtuar familjarisht këtij restoranti, i cili na ka bërë edhe më të kujdesshëm ndaj njerëzve, për tu kujtuar atyre se gjithçka nis nga e shkuara, tradita. Ndër vite kemi treguar se dimë ti kënaqim klientët, kështu që ftojmë të gjithë ata që ende nuk kanë ardhur te Restorant Tradita Jonë “Ceku”.
Advertisement