Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Dr Ilir Alimehmeti: Mos bini pre e terrorit të mbjellur. Ja e vërteta për Hantaviruset…!

Sot ka qarkulluar ne rrjet nje tjeter lajm “i frikshem” mundesia e infektimit te nje tjeter virusi me origjine nga Kina, me emrin Hantavirus. Epidemiologu Dr. Ilir Alimehmeti ka shkruar per kete virus nje informacion te plote e njekohesisht edhe ndergjegjesim dhe reflektim permes nje statusi ne facebook. Ai i kerkon publikut te gjere te mos bien pre e panikut dhe terrorit te mbjellur por te informohen duke mesuar edhe te vertetat e ketij virusi. Ne kohe te veshtira qe po jetojme specialistet jane e vetmja dritare nga vjen drite jete. Me poshte eshte statusi i plote i mjekut:

“Miqtë e mi!

Advertisement

Në kushtet e mbindjeshmërisë së shkaktuar nga situata reale, shoh se disa lajme të veçanta përçojne sërish panik të kotë!

Tani shtypi botëror kërkon të botojë vetëm 2 fjalë kyçe: VIRUS dhe KINE duke pretenduar se ky kombinim është baraz me apokalips.

Sot po qarkullon lajmi “sensacional” i një tjetër virusi vdekjeprurës nga Kina, HANTAVIRUSI.

KUJDES miqtë e mi, mos bini pre e lehtë e terrorit të mbjellur!

Hantaviruset janë të njohura prej kohësh dhe ndonjëherë mund të shkaktojnë sëmunde të rënda kryesisht renale ose respiratore te njerëzit.

Por, dhe këtu hyn në mes dituria dhe njohuria e fakteve. Hantaviruset kalojnë te njerëzit vetëm përmes kontaktit direkt me minjtë e infektuar, ose nga objekte apo aerosole të kontaminuara nga urina, feçet ose pështyma e minjve.

Këto raste janë shumë të rralla dhe besoj asnjë prej nesh nuk qëndron pranë minjve rregullisht. 

Megjithatë, zonat me minj me hantavirus janë raportuar në të tëra kontinentet, jo vetëm në Kinë.

Deri më sot, infektimi vjen vetëm nga minjtë, dhe ka vetëm një situatë të raportuar në Afrikën Jugore për transmetim shumë shumë të kufizuar nga njeriu në njeri në kushte higjieno-sanitare të varfëra.

Miqve të gazetarisë iu kërkoj me dashamirësi të kenë kujdes me lajme të këtilla në këtë moment kaq të veçantë publik.

MOS HYNI NE PANIK MIQTE E MI!

CELESI I FRIKES ESHTE DITURIA!

Për informacion më të detajuar, po ju nis linkun e CDC (Center for Diseases Control and Prevention) së Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbi hantavirusin:

https://www.cdc.gov/hantavirus/hps/index.html

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

9 ditë të izoluar në Bruksel, Robert Aliaj dhe vajza e tij këndojnë “Për ty Atdhe”

Next Post

Nga recetat e shijshme e deri tek “përplasjet” me fëmijët, Valbona Selimllari tregon si i kalon ditët në Karantinë

Advertisement