Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
EKSKLUZIVE/Flet i shëruari nga Covid-19: Mendoja se kisha thjesht grip, ja simptomat që kisha
Dr. Besnik JAKAJ: Përtej demagogjisë na duhet një projeksion kombëtar për të mposhtur Covid-19
Koli Picaku gati këngën e re

Dr. Besnik JAKAJ: Përtej demagogjisë na duhet një projeksion kombëtar për të mposhtur Covid-19

Pa diskutim duhet të bëhemi mjekë të vetes dhe familjarëve tanë.

Duhet të ruajmë në maksimum distancimin fizik dhe social, (edhe brenda banesës).

Duhet të zbatohen të gjitha rregullat për vetizolim e vetëkarantinim.

Advertisement

Duhet të kujdesemi në mënyrë skrupuloze për higjenën personale dhe të ambienteve ku jetojmë. Duhet dizinfektim i dorezave të dyerve, këpucëve kur vimë nga jashtë e tej e tej.

POR KJO NUK MJAFTON!

Ministria e Shëndetësisë dhe institucionet shëndetësore duhet të organizojnë punën në mënyrë eficente dhe me transparencë.

Duhet në mënyrë urgjente të heqin dorë nga DEMAGOGJIA në këtë periudhë kaq të vështirë që po kalon vendi.

Jemi vendi me numrin më të vogël të analizimit për Covid-19 në të gjitha vendet e prekura nga ky virus, (në varësi të kohës kur është diagnostikuar rasti i parë).

Në një kohë kur OBSH kërkon që të analizohet çdo rast që shfaq simptoma dhe të bëhet hetimi epidemiologjik dhe analizimi i të gjithë zinxhirit të kontakteve që kanë pasur rastet e konstatuara pozitiv.

Ne bëjmë 30-40 analiza në ditë dhe më shumë se gjysma rezultojnë pozitivë.

Çfarë po bëhet kështu?!

Është anashkaluar e gjithë armata e mjekëve të familjes dhe shëndetit publik, të cilët kanë aftësinë, profesionalizmin dhe kapacitetin për t’u përballur më së miri me këtë situatë.

Mjafton të pajisen me masat mbrojtëse dhe tamponat për analizim e me udhëzuesit përkatës që tashmë janë më të thjeshtë për t’u përgatitur edhe nga eksperienca e Kinës, Italisë, Koresë së Jugut.

Ndërkohë është përqëndruar puna te 127, (Urgjenca Kombëtare) e cila në raport me numrin e kërkesave dhe kapacitetet që ka, e ka të pa mundur t’iu përgjigjet njerëzve në nevojë.

Pra mund të themi që ka ditë që është në kolaps.

Vendi ynë ka MJEKË, INFERMIERË, FARMACISTË, PUNONJËS SHËNDETI nga më të mirët në rajon dhe më gjerë.

Por në situata të tilla i gjithë suksesi ose dështimi është në dorë të vizionit të drejtuesve.

Ata duhet të kenë aftësinë dhe vizionin për të bërë më të mirën me kapacitetet që kanë.

Sot është koha të vihet në eficencë e gjithë armata e profesionistëve të shëndetit që sipër përmenda.

Dhe jo të bëhet demagogji me histori komuniste me vullnetarë dhe portale si:

Na janë bashkuar në këtë luftë 2000 studentë, 1000 pensionistë e 3000 shoferë. Dhe po i trajnojmë që sapo të tejkalohet situata në Shqipëri t’iu shkojmë në ndihmë Kinës, Italisë, Spanjës për të mundur amikun e padukshëm që ne ia gjetëm ilaçin.
Kjo demagogji është armiku më i madh i kësaj situate. JO. JO. JO vetëm kjo nuk duhet!

Ju lutem hiqni dorë sa më shpejt!

Bëhet fjalë për jetën e të gjithëve.

Sot shtrohen disa pytje, që janë SOS:

Sa kapacitet kemi dhe kush është rruga që duhet ndjekur për të shumfishuar numrin e të testuarëve në 24 orë.
Si do të vemë në eficencë të gjitha kapacitetet njerëzore shëndetësore.
Sa shtretër na duhen përgatitur për hospitalizim në rastin më fatal. Mund t’i kemi në spitale apo duhen edhe hotele që të përshtaten si spitale.
Duhet vënia në gatishmëri e mjekëve klinicistë me eksperiencë që të mbulojnë të hospitalizuarit në situatën më të keqe, (kemi mjekët e klinikave spitalore dhe të specialiteteve në poliklinika dhe të ndahen në dy grupe: një pjesë e vogël të mbajnë punën në klinika dhe poliklinika dhe pjesa tjetër të përgatiten me pajisjet dhe udhëzuesit përkatës, për të qenë në dispozicion të spitaleve Covid-19).
Sa barna dhe pajisje mjekësore na duhen?… Janë në Shqipëri apo duhet t’i kërkojmë në vende të tjera?
Nga eksperienca e vendeve që u përballen para nesh me Covid-19, është krijuar një eksperiencë mjekimi që ka dhënë rezultatet e veta.
Pavarësisht se nuk kemi një bar specifik të certifikuar nga FDA apo EMA për Covid-19, nga eksperienca e deri tanishme, ka disa barna dhe kombinime barnash që japin rezultate në trajtimin e virusit.

A janë në Shqipëri këto barna?

Nëse janë duhen blerë dhe magazinuar.

Nëse nuk janë në vendin tonë cilat janë kompanitë ndërkombtare që i kanë dhe kush janë depot tona që kanë kontrata me këto kompani.

Dhe të merren masat për sigurimin e tyre.

Të gjitha këto duhen bërë SOT.

Nesër është VONË

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

EKSKLUZIVE/Flet i shëruari nga Covid-19: Mendoja se kisha thjesht grip, ja simptomat që kisha

Next Post

Koli Picaku gati këngën e re

Advertisement