Në ditë të tilla,
me frikën se mos infektohemi
dhe jemi në jë vetëkarantim vullnetar për të mbrojtur veten dhe familjarët,
kthejmë sytë nga mjekët, nga heronjtë e vërtetë të kësaj situate. Mjeku Artan Koni, flet me qartësi për këtë virus, situate, pritshmëritë, masat dhe këshillat. Qëndroni në shtëpi, për veten dhe familjen tuaj!
Doktor, pse ky virus po përhapet kaq shumë edhe këtu, u dukëm si të “paprekshëm” kur virusi ishte shumë afër nesh në Itali?
Dr. Artan Koni, FEBU, FEAPU, androlog-urolog:-Coronavirusi po përhapet edhe në Shqipëri…sepse nuk arritëm tëminimizojme fluksin e njerëzve që vinin nga Italia, apo t’i kontrollonim ata nëpër pikat kufitare ashtu siç duhej. Tani kemi vdekjen e e dytë në Shqipëri nga ky virus. Tashmë detyra e të gjithë neve është të bëjmë ç’është e mundur që të ngadalësojmë përhapjen e sëmundjes. Pa dyshim që nuk ka vend për panik, por merreni këtë situatë me seriozitet. Kini parasysh këshillat e ekspertëve, këshilla te cilat po transmetohen vazhdimisht nga të gjithëmediat.
-Ka vdekshmëri të lartë nga ky virus?
Është e vërtetë që deri tani coronavirusi ka vdekshmëri të ulët, por këto janë të dhëna praprake, nuk kemi rezultate finale për sa i përket vdekshmërisë. Me sa duket, ky virus është më serioz se gripi i zakonshem stinor. Të moshuarit janë më të rrezikuar nga kjo sëmundje, por gjithashtu kemi shumë raste të moshave tëreja të cilët e kalojnë rëndë këtë sëmundje.
-Çfarë shkakton Coronavirusi ?
Coronavirusi në total, mund të shkaktoje një sëmundje relativisht të lehtë në popullësi, por përhapja me shpejtësi e këtij virusi do kolapsojë sistemin shendetësor…dhe ky kolaps mund tëshkaktojë mëshumë deme se vetë virusi. Nga rasti i Italisë duhet të nxjerrim mësimet tona. Në Itali, në kushte normale nëse një pacient me krizë në zemër do trajtohej pas pak minutash, këto ditë, për shkak të mbipopullimit të spitaleve me coronavirus, pacienti me krizë në zemër po trajtohet pas 2 ose 3 orësh. Mos harroni që mbipopullimi i spitaleve nuk do të thote vetëm mungesë shtretërish a medikamentesh, por edhe mungesë tëpersonelit mjekësor…një pjesë e mirë e të cilit tashmë ka ikur në Gjermani. Kjo gjendje i ndodhi Italisë me atë sistem shëndetësor që ka, imagjinoni çfarë do na ndodhë neve me këtë sistem shendetësor që kemi. Mbingarkimin e sistemit shëndetësor mund t’a parandalojmë të gjithë bashkë, por duhet seriozitet dhe solidaritet. Me të vërtetë që ty personalisht mund të mos gjejëgjë nga ky virus, por kjo nuk do të thotë që ke të drejtë të vesh ne rrezik jetën e të tjerëve duke shëtitur nëpër qytet pa respektuar rregullat.
-Çfarë ndodh nëse sillemi përsëri me papërgjeshmëri dhe vazhdojmë e injorojmë masat që duhen marrë?
E morëm me sportivitet dhe thamë që nuk na zë neve virusi sepse kemi genet e mira, ja që disa prej nesh u sëmuren nga ky virus. E morëm me sportivitet dhe thamë që e kalojmë lehtë nëkëtë sëmundje sepse jemi rracë e fortë, ja që dhe patëm vdekjen e dytë nga ky virus. Teorikisht, për cdo vdekje nga ky virus, duhet të keni 80-100 raste povizite. Nese nuk i kemi kaq raste tëdokumentuara, do të thotë që mbase analizat i kemi bërë mëshpejt se ç’duhet (kini parasysh periudhën e inkubacionit)….ose mbase bëjmë më pak analiza se ç’duhet të bëjmë. Nëse deri sot kemi faktuar 42 raste, të jeni të bindur që mund të ketë akoma më shumë…dhe po vazhduam duke u sjellë me papërgjegjshmëri, rastet me Coronavirus do marrin dhënë.
-Këshillat doktor mbeten të njëjta apo ka ndonjë masë të fortë?
Mos harroni edhe një herë keshillat:
-Lani shpesh duart. Higjena personale është shumë e rëndësishme jo vetëm për ata që kanë shqetësime, por edhe për njerëzit e shendetshëm.
-Përdorni maska. Maskat nuk janë të domosdoshme nëse ju jeni të shëndetshëm, për sa kohë që respektoni distancën me të tjerët dhe qëndroni nështëpi. Por të mos harrojmë që një pjesë e njereëzve e kalojnë pa e kuptuar këtë sëmundje dhe mund tëbëhen përhapës të saj, p e kuptuar fare. Kështu që maska nuk parandalon totalisht, por ndihmon. Nga ana tjeter, maska është e domosdoshme për personelin mjekësor, gjatë gjithë kohës.
-Respektoni distancën me njerezit e tjerë. Megjithese nuk është e konfirmuar, besojet se një distancë mbi 1 metër, konsiderohet e sigurtë.
-Mos dilni nga shtëpia nëse nuk e keni të domosdoshme. Në këtëmënyrë nuk ruani vetëm veten tuaj, por edhe pjesëtarët e tjerë tëfamiljes.