Fëmijët e ish-ministrit të ndjerë  

Dritan Priftit ishin të ftuar sonte në emisionin

Vizioni i Pasdites me Evi Recin.


Davidi, Tedi dhe Livia janë ata të tre të cilët kanë spikatur gjithmonë në fushën e modelingut.
Ata kanë treguar për pasionet e tyre  por gjithashtu ata janë ndalur edhe te marrëdhënia me të atin.


I pyetur nga moderatorja Evi Reci nëse mendojnë se ish ministri  i ndjerë  Dritan Prifti do ishte krenar për ta,  Davidi u përgjigj:
“Unë mendoj se në çdo hap që ne hedhim duke patur në mendje babin  , ne gjithmonë do ta përkujtojmë  në mënyrë  maksimale”  
Ndërsa djali i vogë Tedi  Prifti foli për kujtimet me  babain. Ai foli për kohën që kalonin bashke dhe ndër të tjera u shpreh se :
“ Gjithmonë, disa herë kur ikja në futboll I thoja hajde me mua se do bëjë një gol për ty dhe gjithmonë e bëja”, u shpreh Tedi mes emocionesh.
Vajza e vetme e ish ministrit Dritan Priftit,  Livia  emocionoi me  fjalën e saj teksa kujtonte të atin.  
“ Unë gjithmonë do kujtoj babin në cdo hap që do hedh”,- ka përfunduar ajo.
  Ata deklaruan që kanë shumë foto me të atin dhe i kanë ruajtur si kujtim . Fotografitë për ta janë gjithmonë një mundësi ku ata ndalen dhe kujtojne cdo moment te kaluar me babin e tyre. Për Davidin, i ati ka qenë idhulli i tij dhe gjithmonë kujton momentet kur i jepte këshilla dhe i tregonte se si gjërat duhet të ishin bërë ndryshe.  Gjithashtu Davidi tregon që i ati kishte shumë plane për të dhe e mendonte si një show  man i së ardhmes duke e mbështetur shumë  në këtë  passion .
Ndërsa për djalin e madh të familjes,  Jonin, i cili është bërë pjesë e botës së biznesit  ish ministri , Dritani donte që Joni të ndiqte hapat e  tij .

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here