Megjithëse ka lindur dhe jeton në Amerikë

ai kurrë se harron origjinën shqiptare dhe Malësinë. Po flasim për artistin Gjon Lulgjuraj

apo siç nihet në art si Gjoni Opa

ku mësojmë se tashmë shumë shpejt do të na vijë me një hit të ri me titull “Malsorja”. Deri tani këngëtari ka në treg këngën “Dasma” punuar nga mjeshtri Ilir Berani e një tjetër këngë e përpunuar këngë e artistit Nikollë Nikprelaj. Artisti ka 20 vite që është kudo nëpër dasma e koncerte dhe që në moshën 5 vjeçare kurrë se ka braktisur muzikën e ku gjatë karrierës së tij ka kënduar në Amerikë,Londër, Kroaci e gjithmonë duke i kënduar origjinës, prindërve e ku në Gusht të 2020 do të jetë në Malësi. Tani të gjithë presin këngën e tij më të re.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here