Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

350 pemë Krishtlindjeje për 365 ditë; Historia e veçantë e çiftit gjerman

Jeni të  apasionuar pas Krishtlindjes dhe e keni mendjen gjithë kohës tek dekorimet, topat dhe dritat e Krishtlindjes? Mos u shqetësoni, sepse nuk e mposhtni dot fiksimin e këtij çifti gjerman që ka 350 pemë të Krishtlindjes në shtëpi.

Dy bashkëshortët, të cilët janë bërë të famshëm këto ditë, nga fotot e shtëpisë së tyre vijnë nga Gjermania dhe janë bashkuar nga një pasion i vetëm dhe i madh: ai i Krishtlindjes.

Vitet e fundit, gara për Krishtlindje dhe dekorimet e saj ka çuar në një progres të rëndësishëm për pemën e Krishtlindjes. Tradita thotë se pema duhet të bëhet më 8 dhjetor, ditën e konceptimit të papërlyer, por shumë njerëz vendosin ta përgatisin atë më shpejt.

Advertisement

Dhe të gjithë e dimë si përfundon,  në vend që ta heqim pemën një ditë pas 24 dhjetori, mbetet të na mbajnë shoqëri të paktën deri në fund te janarit. Nëse ju ka ndodhur edhe juve, mos e kini problem sepse dikush tjetër ka bërë edhe më keq. Në fakt, lajmi i disa ditëve më parë është ai i një çifti gjerman që ka një pasion të ekzagjeruar për Krishtlindjen, deri në atë pikë që me marrëveshje të dyanshme të dy bashkëshortët kanë vendosur të mos heqin dekorimet e Krishtlindjes, sepse nuk duan të privojnë veten nga kjo atmosferë që e duan aq shumë.

Problemi është se ata nuk kanë bërë vetëm një pemë të Krishtlindjes, por 350. Po, e lexuat tamam, 350 të tilla…!

Çifti gjerman , bashkëshorti i quajtur Thomas dhe bashkëshortja Suzanne Jeromin jetojnë 365 ditë në vit në shoqërinë e qindra pemëve të Krishtlindjes.

Disa janë vendosur në tualet, të tjerët në kuzhinë, në dhomën e ndenjes, në dhomën e gjumit, në korridore dhe madje edhe në dollap, dhe natyrisht, të gjitha të zbukuruara.

Fotografitë e shtëpisë së tyre kanë bërë xhiron e botës dhe kanë ngjallur mijëra komente argëtuese. Po ju çfarë mendoni për këtë?

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Demi, shenja e zodiakut më alergjike ndaj gënjeshtarëve dhe tradhtarëve

Next Post

Artiol Sulejmanasi sjell si dhuratë për të gjitha nënat shqiptare këngën e tij më të re "Nënë"

Advertisement