Ajo është një femër e bukur, e zonja por mbi të gjitha e suksesshme.
Po flasim për organizatoren Edita Krasniqi
ku nihet për mjeshtërinë që ka ajo në organizime te eventeve duke u nis nga eventet bamirëse
dhe duke vazhduar të zbuloi dhe talente të reja. Ajo me vitin e kaluar organizoj UK Albanian talent show në Londer së bashku me Juliana Shalla Mirsina Veneti dhe Helidon Kastrati organizuan talent show dhe dolen me suksese pasi zbuluan talente shumë të aftë në këndim dhe vallzim, ku më pas i solli në Festivalin Ndërkombëtar Amol që u mbajt për herë të parë në Kosovë në qytetin e Ferizajt ku u kthy me dy fituese Alketa Ratkoceri dhe Aljena Ramadani ku më tej këto talente që janë zbuluar nga Talent show në Londer morën ftesa në tri festivale botërore siq jan Slloveni, Maqedoni dhe Nju York. Edita ishte edhe juri në Festivalin “Amol” që u vlerësua shumë mirë dhe nga kryetari i festivaleve Sandi Vovk nga i cili dhe mori ftese si juri në festivalin Mikrofini i Arte Bled ,si dhe festivali “tra la la” në Oher, dhe Perla Nju Jork. Për momentin organizatorja e sukseshme shqiptare është duke organizuar Festivalin e parë në Angli me emrin Alb Festival Uk së bashku me Julianen ku fituesit nga ky festival do ti dërgojë nëpër festivale të ndryshme ndërkombëtare.