Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Nis sot “Këndo këngën time”. Zbulohen surprizat e show-t më të madh muzikor.

Çdo të enjte nuk ka më politikë por muzikë në ekranin e Vizion Plus.

Këndo këngën time, formati më i ri i cili do mbajë publikun të mbërthyer

përpara ekranit nën moderimin e Ardit Roshit dhe Inger Skures, duke nisur nga sot cdo të enjte në orën 21:00.

Advertisement

Çdo javë një artist big do të përballet me emocionet që do të dhurojnë interpretuesit e rinj, të cilët do t’i sjellin këngët e  vjetra të repertorit të këngëtarëve BIG, në mënyrë më  bashkëkohore.

8+1 është formula e #KKT-së; Tetë këngëtarë të rinj : Xhiljola  Haveriku, Anxhela Elmazi, Marjona Metohu, Mario Mançelli, Rei Bezhani, Gerald Murrja, Jona Pepkolaj e Andi Tanko janë “në luftë” çdo javë për të përcjellë emocione tek këngëtarë si: Aurela Gaçe, Elton Deda, Irma Libohova, Rovena Dilo, Sabri Fejzullahu etj.

Edhe pse kanë kaluar shumë vite, hitet e atyre kohëve mbeten të pazëvëndësueshme në historinë e muzikës shqiptare.

Nata e parë është e këngëtares Aurela Gace, e cila përvec një performance drithëruese, vjen në një rrëfim ekskluziv.

Tetë këngë që i ngjajnë një recitali dhe një e vetme, kali i betejes, kënga e zemrës, i përket artistit big, që vjen në këtë format edhe në një rrëfim të pazakontë.

Adrenalina e bandës muzikore që do të luajë live, kombinuar në një studio moderne e mikpritëse, do të sjellë një stinë të re: një fund vjeshtë e prag dimër mini recitalesh muzikore vetëm në ekranin e Vizion Plus duke nisur nga sot, për 12-të javë në orën 21:00.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

"Era’s Bioshop" feston 1- vjetorin e krijimit mes miqve dhe Vip-ave!

Next Post

Nuk kthehem pa kënduar në fshat...ja se çfarë i tha Aurela Gaçe, Zhani Cikos në prezantimin e saj të parë

Advertisement