Ajo duket dhe zhduket.

Është si të thuash hedh gurin e ikën.

Është natyra e saj, apo strategji e mirëmenduar, këtë e vërteton koha.

 Buja që bëri videoja e lypjes, pati jo pak kritika dhe mospëlqime, por dhe pëlqime e simpati për lozonjaren Adalenë. Adalena luan me fjalët, me idetë, sikur të jetë duke luajtur tonalitetin muzikor. E ftuar tek “Ftesë në 5”,mes shumë emocioneve tregoi arsyet e  “lypjes” aq të përfolur. Luksi për të nuk ishte Sclass-i por familja.

Në fakt të kesh familje sot është me të vërtet luks duke marrë parasysh kohët që po jetojmë. Në fund besoj jemi dakort me të që lypja faqen e zezë ka po pa gjë s’të le. Gjithsesi, duke hedhur një sy tek story-t që ajo ka publikuar këto ditë vumë re një video nga “Kuzhina” siç e cilëson Adalena studion e mesa duket Adalena boll ka qarë dhe këtej e tutje vetëm do festoj. Të shohim çfarë do ketë “gatuar” për festat e fundvitit Adalena në bashkëpunim me Orjald Cërrikun në studion e Sajmir Sulës. Ne po presim Adalena… ndërkohë hidhini edhe ju një sy instagramit të saj në linkun më poshtë:

https://www.instagram.com/adaseferi/?igshid=gmsz8o7z0y3q

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here