Tashmë të gjithë e njohin klinikën e madhe të estetikës
“Dermo by Simoneta” në Ferizaj,
që po ofron shërbimet më ekskluzive për trajtimin e lëkurës me metodat më ekfikase bashkohore.
Tek “Dermo by Simoneta”, kryhen edhe ndërhyrje të ndryshme për rregullimin e pamjes së jashtme, e gjithashtu funksionon me sukses të madh edhe sektori i parukerisë dhe grimit. Ajo që bënë shumë përshtypje është se në këtë klinikë dhe qendër estetike po shkojnë thuajse të gjitha femrat më me influencë të shoubizit shqiptar. Kemi parë Flaka Krelanin, Engjellusha Salihun, Ana Kabashin, Blerona Zeqirin, Vjollca Haxhiun, e shumë te tjera. Klientja e fundit, është bukuroshja që po i mungon ekranit, prezantuesja Elita Rudi, e cila ka vendosur që tia kthejë shkëlqimin lëkurës. Siç kuptojmë, tek “Dermo by Simoneta” tashmë ka nisur të aplikohet edhe metoda më e re, e quajtur “Dermaabrazion”.