Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Lypja faqen e zezë ka po pa gjë s’të le!
Teuta Tenolli: Do sjell gjithmonë këngë që të këndohen, kuptohen dhe ndjehen!
KMC sjell “Si vllazën”, videoklipi që erdhi si minifilm…!

Teuta Tenolli: Do sjell gjithmonë këngë që të këndohen, kuptohen dhe ndjehen!

Është këngëtare që ushqen shpirtin me këngë.

Teuta Tenolli këndon këngë të cilat drithërojnë mendjen, trupin dhe shpirtin.

Frymëzohet nga jeta personale dhe sjell perla në muzikë.

Advertisement

“8Marsi pa ty” është kënga e saj më e re që lidhet me humbjen e njeriut të saj të dashur të cilin ajo e kujton me mallëngjim përmes këngës. Lirika është zhanri që ka lëvruar për shumë kohë e tani sjell këngë të muzikës së lehtë dhe aq tërheqëse sa të mbetet shija e ëmbël edhe pas shumë kohësh që dëgjon këngën. Kjo është Teuta Tenolli…!

– Teuta, këngët e shpirtit  kanë një impakt të veçantë te publiku, pse ndodh kjo gjë?

Në fakt është e vërtetë që këto këngë vijnë më shumë dashuri dhe adhurim, flas nga ana personale. Është mënyra se si i trajtoj dhe vokali që më nderon në çdo moment. Jap shumë emocion si këngë sespe ka shumë rëndësi teksti, fjala, intonacioni dhe vendosja, vokali. Shpirti që jep në këngë ka të bëjë shuëm edhe më trasnmetimin tek publiku dhe me impaktin që jep kjo këngë.

-Një këngëtare lirike si Teuta Tenolli si e sheh veten në lëmin ose kaosin muzikor shqiptar?

-Shumë pyetje e bukur dhe specifike. Në fakt, duke menduar që unë jam këngëtare lirike më ka bërë vaki edhe në koncertet jashtë, “uu, ajo këndon opera, jemi në mëdyshje për ta ftuar” por pastaj kur më kanë dëgjuar kanë mbetur shumë të kënaqur. Unë me të vërtetë  e kam lënë muzikën klasike, liriken, por ruaj një impostim natyral  që edhe mos bëhem e besdisur për veshin e publikut. Pra, i lëvroj paksa dhe i ndërthur me zhanret e tjera dhe kjo është dhunti e Zotit. I përshtatetm mirë me akcent zhanreve të ndryshme muzikore.  Do mundohem të sjell gjëra të bukura, jo për të bërë bujë, që do mbeten në kujtese edhe pse ka ardhur kohë e keqe për muzikën, kemi harruar komunikimin me melodinë jemi kthyer në kohën e majmunit, komunikojmë me gishta. Do mundohem të sjell projekte që të këndohen, kuptohen dhe ndihen.

-Cila prej llojeve të këngës mendoni se e ka melodinë më të ëmbël?

-Janë këngët me motiv minor, kurrë nuk kam kënduar këngë me motiv maxhor, pra të gëzueshme. Nuk e di pse por unë tingëlloj mjaft bukur në minor, ndoshta edhe përshtatem me natyrën melankolike

-Me cilat këngë ju kërkojnë në koncerte të ndryshme?

-Rastësisht jam edhe deri tek këngët greke sepse nuk e ushtroj mirë gjuhën greke. Gjithashtu jam tek këngët hite që kanë qëndruar me kohën ato korçare, shkodrane dhe këngë profesionale të stilizuar, me sens artisik dhe këndoj në ambjente shumë të bukura familjare.

– Ku ju kërkojnë më tepër?

-Kam ftesa kudo dhe shumë por nuk bëj dot pjesë e vëndeve që ndoshta nuk janë adapte për mua. Gjithsesi, arrij gjithmonë të gjej vendin e preferencave të mia, nuk mund të jem kudo e pranishme, por siç i thonë një fjale njeriu e gjen vendin e vet dhe këndoj për ata që më duan dhe duan muzikën time.

-Çfarë ju  jep kënaqësi po aq sa skena dhe kënga?

-Adhuroj katërkëmbëshat, jam e çmendur pas kafshëve dhe jam e dashuruar pas natyrës dhe sportit.

– E mbani mend këngën e parë që ke kënduar?

-Kënga e parë që kam kënduar në skenë ka qenë kënga e Sokol Shupos, “Topi bam” dhe ka marrë çmim të parë dhe në Pallatin e Pionerëve dhe në Shkodër. Një këngë shumë e bukur, e fuqishme dhe mjaft e pëlqyer.

-Më tregoni diçka më shumë për këngën e fundit që keni sjellë…!

-Kënga e fundit “8 Marsi pa ty” ka ardhur në mars, ka lidhje me humbjen e babait tim , me porositë që jepte ai gjithmonë që të kujdesesha shumë për mamin. Kujdesem shumë për të, i jap shumë dashuri sepse është një amanet nga ana e tij. Një këngë me tekst dhe muzikë timen dhe me aranzhime nga Bruno Qerimi. Edhe kënga e hënës, kënga e re që do publikohet shumë shpejt, është e lidhur me një tekst shumë të bukur por që do zbulohet shumë shpejt kur të publikohet.  

Do t’ju pëlqente të flisnim pak për të pathënat e karrierës suaj?

-Pse pak folëm deri tani?(Buzëqesh) Pa hë, vazhdo…!

-Ke emocione që të shoqërojnë gjithmonë në skenë?

– Në skenë, nuk kam emocione, nuk kam firo emocionale sado të jenë të përgatitur kur hipin në skenë e humbasin, unë kam të kundërtën kur jam në skenë jap maksimalen  ndërkohë që pas skenë jam shumë menefregiste , jam vetja. Kjo është forca ime, dhuntia e Zotit dhe sigurisht talenti dhe shkolla.

-Cili ka qenë momenti kur jeni ndjerë shumë e lumtur duke kënduar në skenë?

-E mbaj mend shumë mirë, në vitin 1998 në Trupën e Estradës së Shtetit, koncerti recital “Meti5” që bëhej në estradë, hera e parë që unë debutoja si këngëtare e këngës së lehtë, ndërkohë që të gjithë këndonin këngë popullore mbi 10 këngëtarë, ishte një shoë shumë i bukur. Unë isha përzgjedhur të këndoja këngë franceze dhe u mërzita shumë në fillim sepse mendova se nuk do më pëlqente njeri. Aty ishte një atashe franceze dhe më duartrokitën shumë. Aty mund të them që ka qenë një moment kulminant lumturie në karrierën time.

Po momenti kur jeni ndjerë e pasigurtë për t’u paraqitur në publik?

Të them shumë herë ka ndodhur sidomos kur duam të bëjmë lidhjet e repertoreve dhe programeve, sidomos kur ndodh të harrojmë ndonjë tekst, sepse ka edhe improvizime teksti, ka kaluar me shumë sukses dhe lehtësi. Kjo është të jesh profesional dhe të improvizosh në skenë.

Jeni ngjitur ndonjëherë e sëmurë në skenë? Si ia keni dalë?

Kam manovruar me tonalitetiet, i kam ulur në momentin që e kam ndjerë që nuk jam mirë vokalisht, por në shumicën e rasteve më ka ndodhur që kam qenë e sëmurë dhe më ka kaluar një impostim shumëi pastër dhe kam qenë më mirë profesionalisht se sa kur nuk kam qenë sëmurë.

E nevrikosur, keni kënduar ndonjëherë?

Shumë herë, jo vetëm një herë mund të jem e nevrikosur dhe e inatosur, kur shoh ndonjë fytyrë që shtrembërohet, megjithatë e dua skenën kaq shumë sa nuk mund të më pengojnë këto gjëra.

Cilat do të jenë projektet e tua në vazhdim?

Projektet e mia sigurisht do të jenë histori vetjake, e siç e thashë edhe më sipër këtë herë do i këndoj hënës.

-Atëherë, të uroj suksese në vazhdim…!

-Faleminderit shumë, edhe juve. Nuk e kisha menduar që nga një fëmijë lozonjar do kthehesha në një femër kaq te fortë. Faleminderit shumë!

Burimi: Koha.mk

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Lypja faqen e zezë ka po pa gjë s’të le!

Next Post

KMC sjell “Si vllazën”, videoklipi që erdhi si minifilm…!

Advertisement