Megjithëse ai është rritur në Kroaci
kurrë nuk e ka harruar gjuhën shqipe
dhe pasionin e tij për të kënduar bukur këngën shqipe.
Ky është artisti simpatik Valentin Kuqi-Vali i cili sapo ka sjellë projektin e dytë muzikor, një këngë mjaft e bukur me titull ” Pse u ndam”, me muzikë nga kompozitori i ri nga Prishtina, Albos, punuar në studion InRecords e video realizuar nga Dream Films nga Gjilani. Vali është me origjinë nga fshati Kushavec i Gjakovës ku përveç se është mjaft i angazhuar dhe kërkuar në ahengjet familjare te shqiptarët në Kroaci ai verën që shkoi kishte mjaft angazhime dhe në Kosovë. E këngëtari ka dashur të vijë në këtë fillim vjeshte me këtë baladë mjaft të bukur e cila ka nisur të pritet mjaft mirë, ndërsa po mendon të sjellë më vonë një këngë ritmike e plot projekte të tjera interesante.