Elda Berisha është nga ato këngëtare
që kur i sjell projektet është kujdesur deri në detajin më të vogël, që nga muzika,
teksit, fabula, klipi, veshjet, kujdesi për imazhin.
Ajo sapo ka mbaruar xhirimet e klipit më të ri me titull “Ah moj nënë”, një klip që duket mjaft melankolik dhe mallëngjyes nga fotot që vetë këngëtarja ka publikuar në profilet e saj në facebook dhe instagram. Ajo ka zgjedhur bashkëpunëtorë të njohur në fushën e muzikës me të cilët suksesi është i garantuar si Armand Trebickën për tekstin, Alban Fortunën për muzikën, veshjet janë stiluar nga Anisa Collection dhe kujdesi për make-up nga sallon “Lorel”. Në pritje të publikimit të klipit të ri i urojmë Eldës suksese dhe sa më shumë këngë e klipe ashtu siç di t’i sjellë…!