Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Super modelja shqiptare martohet, ja dasma madhështore dhe princi i saj!

Vera po ikën por do të mbahet mend jo vetëm për hitet e bukura

të artistëve shqiptar por edhe për super dasmat shqiptare që askush më mirë se ne nuk dinë ti bëjnë.

E kur flasim për dasmat shqiptare janë çiftet ata që me bukurinë dhd hijeshinë e tyre bëjnë që dita e tyre më e shenjtë të lë gojë hapur jo vetëm të ftuarit por edhe të tjerët madje dhe të huajt duke pasur mundësi në rrjetet sociale të shihen qoftë me një foto. E çifti që po ju njohim tani janë padiskutim më të shikuarit dhe më të komentuarit për shkëlqimin e dasmën e tyre plot glamur. Ajo, nusja në këtë rast është një vajzë jo vetëm e njohur por një nga modelet më të bukura shqiptare. Po edhe super modelja e njohur Argjentina Demukaj i ka dhënë fund beqarisë duke i thënë po pak ditë më parë lidhjes së saj me djaloshin që vetëm pak vite më parë në 2015-ën në Ulqinin e bukur ia kishte rrëmbyer zemrën. Princi i saj është nga Ulqini por jeton në Zvicër së bashku me princeshën e tij Argjentinën e ku ai punon si asistent hotelirie e ndërsa modelja e njohur si assisente administrative në një zyre shtetërore në Zvicër. Një super dasëm mjaft e bukur ku mbi të gjitha çifti i lumtur shkëlqente është realizuar në Shkodër me të ftuar afër 400 vetë, e plot supriza, ndërsa edhe kanagjegi i vajzës është realizuar në Kosovë ku modelja e njohur shqiptare ka shkëlqyer më shumë se kurrë më parë e veshur me fustanet e nusërisë nga Albina Dyla e për veshjet tradicionale nga Shtëpia e Modës Arjeta në Prizren dhe Traditional Couturetina në Gjakovë. Mësojmë se pët realizimin e kësaj super dasme është dashur një vit e gjysëm përgaditje pasi vetë super çifti ka dashur të bëjnë diçka të madhe në këtë ditë të shënuar të tyre dhe ia kanë dalë duke realizuar ëndrrën e tyre duke shkuar çdo gjë perfekt. Gjithashtu mësojmë se për super atmosferën është kujdesur i madhi Nadi Matoshi dhe Baboo Tadabukat dhe Valdet Luka e filmuar vukur nga kameramanët e RTV 21. Ne ju sjellim disa foto të çiftit më të bukur shqiptar të kësaj vere me urimin që të jetojnë gjithmonë të lumtur.

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

5 zakonet më të çuditshme që nxisin inspirimin tek shkrimtarët!

Next Post

"Krejt me harru" një hit ka ardhur nga Alida dhe Xhero

Advertisement