Jasmina Kadria ka lindur në vitin 2006 në qytetin e bukur të Peshkopisë në Dibër.
Është vetëm 13 vjeçe, një vajzë e brishtë si brishtësia e një fëmije, e qeshura e saj ka një diell të veçantë.
Është një nder nxënëset më të dalluara në mësime në klasën e saj. E kam ndjekur prej kohësh që Jasmina po pozonte për disa marka veshjesh. E të mendojmë se është vetem 13 vjeçe , por Jasmina po bën atë që do. Prindërit e saj kanë dhënë mbështetjen e tyre maksimale duke i thënë “PO”. Ajo e nisi me firmën e njohur si “ Sonny’s Angels “ ku shkëlqeu! Modele 13 vjeçe?!
Sot për sot po. E them me vendosmëri se ia ka dal me shumë sukses, por pasi mori eksperiencën e parë të modelingut, duket se për Jasminën e qeshur, sukseset sapo kanë filluar. Fillimi i mbarë dhe i sukseshëm, më tek do i vinin oferta të tjera si: “Bluekids dhe Swatch “ për sezonin veror.
Për një kohë kaq të shkurtër, Jasmina ka marrë edhe propozime të tjera për butikë veshjesh të ndryshme me emër, por për momentin nuk i ka pranuar, pasi mosha e saj e vogël i bën prinderit të stepen…!
Pyetja që mua më vjen në mendje është: Ado jetë edhe më tej Jasmina në rrugën e modelingut?! Këtë nuk mund ta themi ende por nëse po kjo vajzë do të ngjitet në skena të ndryshme e ku i dihet, ndoshta edhe në skena europiane e më tej botërore! Gjithsesi mos të “nxitohemi” pasi Jasmina ka marr së fundmi një ftesë për të qënë protagoniste e një projekti të madh që për momentin nuk mund të zbuloj më shumë. Le t’ja lëmë kohës të flasi për sukseset e saj!…
Kur pyeta prinderit sesi ndihen, ata u emocionuan dhe thanë: nuk e kishim njohur më parë vajzën tonë.
Në fund ata dhanë edhe një këshillë.
“T’i lëmë fëmijët të bëjnë atë që duan, vetëm kështu ata rritën të lumtur…!
Mua nuk më mbetet gjë tjetër vetem ti uroj shumë suksese!
Përgatiti: Hamdi Skeja!