Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Pse bëjmë më shumë dashuri në verë?

Netët janë më të nxehta në verë…

edhe frekuenca e marëdhënieve tona seksuale shtohet me temperaturën, por edhe më shumë me mbërritjen e pushimeve.

Një fenomen që shpjegohet sidomos me efektin negativ të stresit në libidon tonë.

Advertisement

Vera ka ardhur dhe, megjithëse libidoja jonë është e lodhur, bashkë me pushimet lind edhe dëshira për të fjetur më gjatë, e përqafimeve në natyrë, për t’i kushtuar kohë vetes, trupit dhe dëshirës tënde. “Sa herë që shkojmë me pushime, bëjmë dashuri si në fillim të lidhjes”, rrëfen Ana, 38 vjeç, e martuar që prej 15 vjetësh. Pjesën tjetër të vitit “frekuenca e marëdhënieve nuk është shumë e lartë: Një ose dy herë në muaj, në maksimum”.

Si shpjegohet fakti që dëshira jonë për tjetrin shtohet bashkë me temperaturën jashtë ose i përshtatet më mirë përtacisë së pushimeve sesa frenezisë së jetës së përditshme? Duhen dalluar pushimet nga sezonaliteti shpjegon specialisti. Njerëzit, po edhe kafshët, janë të ndjeshëm ndaj ndryshimeve të dritës dhe nxehtësisë. Ashtu siç ka depresione stinore, për shkak të uljes së prodhimit të serotoninës nga mungesa e diellit, ka edhe ulje dëshire që shpjegohet në të njëjtën mënyrë.

Drita dhe nxehtësia aleatë të sensualitetit

Pakësimi i libidos në dimër shpjegohet pra më shumë me natyrën tonë, sesa nga lidhja me personin që duam. Prejardhja e fjalës dëshirë vjen nga latinishtja: “desira” përcaktonte kohën e vitit kur vrojtuesit e qillit nuk e shihnin më Siderën, yllin e dimrit, që quhet edhe Ylli i Mengjesit. Momenti ku Sidera nuk është më e dukshme në të njëjtin vend është në…pranverë. Dëshira që shpreh, edhe në origjinën e saj, një mungesë, lind pra në stinën e dashurivë, në pranverë.

E thënë në mënyrë më prozaike, ditët e bukura na bëjnë të heqim rrobat e trasha të dimrit. Andi, 32 vjeç, i dashuruar pas verës, e shpjegon kështu: “Është sikur, papritur, të pluskonte në ajër një parfum sensual. Kur isha beqar mund të kaloja orë të tëra nëpër kopshtet e kafeneve duke parë vajzat që kalonin. Sot kthehem në shtëpi, por, në përgjithësi, netët me gruan time janë më të nxehta në qershor, se në janar”. Edhe mjekët nuk e mohojnë këtë ndikim të stinëve dhe ndriçimit në libidon tonë. Megjithatë, jeta jonë seksuale ndikohet së pari nga stresi i jetës së përditshme.

Pushimet, një afrodiziak i natyrshëm

Efekti i parë i keq mbi dëshirën është stresi, thotë edhe specialisti. Ai na pengon dhe na bën të harrojmë seksin. Në rastin (e rrallë) të një jete të qetë dhe pa probleme, stinët mund të luajnë rol, por ajo që ka më shumë rëndësi, është të jesh i relaksuar. Me fjalë të tjera, ardhja e verës nuk mjafton të nxisë marëdhëniet nëse çifti i nënshtrohet çdo ditë tensioneve, të brendshme, apo të jashtme, gjithnjë e më të forta. Duket e thjeshtë dhe e dukshme, por kushti i parë për të bërë dashuri është të jesh afër fizikisht! Por janë të shumë çiftet që vijnë për t’u konsultuar, thotë specialisti, dhe tek të cilët vë re se koha reale që kalojnë bashkë është e reduktuar në maksimum. Pushimet, e dimrit ose të verës dhe relaksi që i shoqëron ato janë pra shpesh afrodiziaku më i mirë.

Gjatë kohës së pushimeve, i lë lamtumirën punës, mbledhjeve që s’kanë fund, afateve dhe skadencave që duhen respektuar dhe i hap derën kënaqësisë së një larjeje në det, nxirjes në diell, lodhjes së shëndetshme të një shëtitjeje në mal, apo pyll. Këto aktivitete që na lejojnë të jemi pranë tjetrit dhe të jemi të disponueshëm për të, përbëjnë edhe lojërat paraprake të marëdhënieve tona. Pushimet nga bëjmë të hapur ndaj ndjesive të reja. Një çift që, falë tyre, rigjen dëshirën që e mendonte të humbur, nuk ka asnjë arësye për t’u shqetësuar, thotë specialisti. Megjithatë, pushimet mund të tregojnë vështirësitë që krijohen për shkak të stresit në jetën e përditshme.    

Lodhja, një problem i vërtetë, por një justifikim i gënjeshtërt

Nëse, pavarësisht konteksit të favorshëm (pushimeve), çifti nuk arrin të rikrijojë lidhjet, ai përballet në mënyrë mjaft brutale me realitetin: Ekziston pra diçka në thelb që shpjegon mungesën e seksit. Pengesat e përmendura në jetën e përditshme, si lodhja, mbase janë një alibi. Meri, 40 vjeç, u ndërgjegjësua për këtë verën e shkuar: “Prej disa muajsh, im shoq dhe unë nuk kishim pothuajse fare marëdhënie seksuale. Një situatë që vinte më shumë prej tij, se prej meje. Unë e qetësoja veten, duke thënë se ishte puna, djali i vogël që mezi flinte, etj. Pastaj shkuam me pushime në jug dhe kur, pas tre ditësh në një hotel të bukur, nuk ndjeva as hijen e afrimit mes nesh, e kuptova se situata ishte më e rëndë se kaq. U përballa me tim shoq dhe më në fund ai pranoi se nuk e dinte se në ç’gjendje ndodhej çifti ynë”. Për Merin dhe të shoqin këto pushime nuk ishin momenti i gjallërimit që prisnin, por ai i zbulimit të një vështirësie të nënvlerësuar deri atëherë.

Megjithatë specialistët këshillojnë se duhet bërë kujdes dhe nuk duhet të jesh i/e fiksuar pas performancës, me preteksin se jemi më pushime. Nuk ka normalitet në këtë fushë, këshillon specialisti. Në fakt shumë çifte ndihen nën presion, nën efektin e mediave, etj, por edhe në seks ndodh si për gjërat e tjera, bëjmë atë që na pëlqen dhe që na shkon për shtat.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Integrimi kulturor, treni më i shpejtë drejt integrimit Europian

Next Post

Kumrije Biba publikon projektin e ri ‘Urime çifti i ri’ (Video)

Advertisement