Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

A kam ankth patologjik apo psikologjik?

– I nderuar Dr. Jashar Demiri,

ju respektoj dhe ju admiroj për mirëkuptimin tuaj.

Unë që po ju shkruaj jam një qytetar nga Korça. Jam 58 vjeç, 1.64 i gjatë dhe me një peshë prej 63 kg. Kam 4 vjet që herë pas here më krijohet një gjëndje ankthi, ku, gjatë kësaj kohe, trembem shumë dhe zemra më rreh shpejt. E vetmja gjë që më qetëson kur jam me ankth është të shkoj tek doktori. Jam vizituar dhe kam bërë analizat e gjitha, rregullisht një herë në gjashtë muaj, por të gjitha analizat më kanë dalë të rregullta. Gjithashtu, që më përpara e deri më sot, nuk kam vuajtur nga ndonjë sëmundje, jam shumë mirë me shëndetin. Para 4 vjetëve disa doktorë më thanë se jam një person shumë i ndjeshëm, kurse një doktor më tha që kam tension. Bëra një pushim prej 2 viteve, ku vendosa të mos merrja asnjë mjekim që më thanë doktorrët sepse ata kishim vetëm dyshime për problemin e ankthit dhe të tensionit. Gjatë kësaj periudhe u përpoqa ta qetësoja veten duke dalë shëtitje në ambiente të qeta e të pastërta. Por edhe pse jam përpjekur ta qetësoj veten me mënyra të ndryshme, unë prapë kam ankth dhe kur dal shëtitje ndjehem i qetë. Kohët e fundit jam konsultuar me një doktor për problemin e ankthit dhe pwr faktin se edhe kur jam mirë, e nuk kam asnjë shqetësim, tensioni më luhatet. Ai më tha: Nuk ka asgjë për tu shqetësuar, ju keni ankth dhe tension nervor dhe më dha këto mjekime: Lorista, 50 mg. – një herë në ditë, Amplopin 10 mg. dy herë në ditë, Hidroklortianid 25 mg. ½ në ditë, Magne B6 një herë në ditë. Dr. Jashari unë kam 3 pyetje për t’ju drejtuar, ku pres një përgjigje nga ju si psikolog kliniçist. 1. A kam ankth dhe si kurohet? 2. A kam tension nervor dhe nëqoftëse po, si mjekohet? 3. A janë të rregullta mjekimet që po pi më lart për problemin që më shqetëson? Ju faleminderit për mirëkuptimin.

Advertisement

Dr. Jashar Demiri, psikolog klinicist: – I nderuar 58 vjeçar, paske një shëndet për të thënë “marshallah” po ashtu edhe një peshë trupore prej “atleti”. Por “belaja” e madhe për ty qënkan këto mendimet, një gjendje “alarmi” e vazhdueshme në lidhje me shëndetin e që me kalimin e kohës kjo gjë të është bërë kronike. Por siç thonë shkodranet “ani more burrë”, se mendimet s’ta prishin shëndetin kurrë”. Dhe kjo është e vërtetë se frika, apo mendimet nuk janë sëmundje, por ato ta “tollovisin” humorin deri në atë shkallë sa ti ke bërë një “ngrehinë” të vërtetë mendimesh katastrofizuese në lidhje me shëndetin, je bërë “i fiksuar” dhe i varur nga mjekët aq sa gjen vend këtu një term psikologjik “hipokondriaze”. Në shkencën psikologjike, ky term përdoret për të gjithë ata të cilët dëgjojnë apo lexojnë për sëmundje të ndryshme dhe u “punon” truri vetëm për të bërë kontrollet mjekësore “verifikuese” dhe kur të gjitha vizitat, apo analizat dalin në rregull në vend që të gëzohen, ata sikur përsëri shqetësohen se nuk po u gjendet “sëmundja” dhe në këto raste përsëri truri i tyre nuk rri pa “shpikur” shpjegime (jo shkencore) dhe “sëmundje”. Normalisht nëqoftëse mendimet ankthioze në lidhje me sëmundjet janë vetë burimi i ankthit dhe i depresionit (normal) reagues, dhe kjo trajtohet si një “obsesion” për shëndetin, atëherë kompulsioni këtu shihet tek vajtja tek doktorët si një “ritual” qetësues, pra si të thuash ti je “mësuar” me këtë lloj keqpërshtatje si diçka ankthioze “e që hiqet vetëm me psikoterapi ose më saktë me hipnoterapi, pasi ai që quhet “butoni” i alarmit për shëndetin të rri i “takuar” pra dhe duhet ç‘aktivizuar. Ky lloj “fiksimi” për shëndetin të bën ty një fajtor të “pafaj” se në realitet ti ndjen “siklete”, por nuk anktohesh kot, porse nuk e kupton se këto “siklete” ti ia shton vetvetes pasi je futur në atë që quhet “rreth vicioz”. Kjo lloj diagnoze (hipokondriaze) mund të ndodhë aq sa në disa raste kap edhe doktorët ose ata që kanë shumë njohuri mjekësore, prandaj dhe nuk lejohet që as doktori më i mirë t’ia përcaktojë diagnozën vetes se siç thoshte populli, sqepari nuk e gdhend dot bishtin e vet. Në të tilla raste kur unë përdor termin i “sëmurë” pa sëmundje, ai që vjen për psikoterapi çuditet, por edhe trembet edhe pse unë i themi se fjala “sëmundje” është vënë në thonjëza.

            Gjithësesi gjatë seancave ky i “sëmurë” arrin të kuptojë sesa më shumë të rrijë e të mendojë për sëmundjet, aq më shumë do të “sëmuret” e për më tepër duke vajtur shpesh nëpër doktora, siç thotë populli “si breshka tek nallbani”. Kjo lloj “dashurie” e madhe e juaja për doktorët shpjegohet me fobinë tënde në lidhje me shëndetin, por shyqyr po të themi, o korçari 80 vjeçar, shyqyr që nuk paske pësuar ndonjë “ajtrogjeni” që do të thotë frikë e madhe dhe e paarsyeshme që të futin doktorët me ca nga ato këshillat apo “kujdesin” e tepruar, ndoshta edhe për të të “peshkuar” kur të shohin si “manjak” të shëndetit “steril”. Fjala “steril” këtu është përdorur sepse nuk ka asnjeri në botë që të ketë një shëndet “super” domethënë pa asnjë të metë, madje shpesh doktorët thonë se organizmi ynë “flet” nëpërmjet dhimbjeve ose “sëmundjeve” sepse shpesh ato, i bëjnë atij “sherbime” pra që i duhen. Të mos gabojmë nëse ndonjë doktor na thotë që ti je si në depresion domethënë depresion pa depresion. Sepse këtu depresioni me emrin (si në depresion) është tamam depresion i vërtetë, pa thonjëza, domethënë patologjike. Vetëm se nuk ka hiç shenja depresioni pasi depresioni mund të jetë edhe i “maskuar” apo i fshehtë. Gjetja e këtij lloj depresioni kërkon një mjeshtëri e përvojë të madhe, pasi simptomat janë të plakura dhe personi me depresion thotë me bindje se: “unë e dua jetën”. Pra, ai e mendon si me frikë vetëvrasjen, por ama në një moment me shumë ngarkesa dhe humbje shpresash edhe mund ta gjejë “guximin” e t’i japë fund jetës. Në këto raste doktorët mund të habiten e të thonë: po si ka mundësi ai (ajo) nuk kishte depresion, madje, e donte jetën!? Ja, pra sesa e vështirë dhe delikate është kjo puna jonë, aq më tepër diagnostikimi i saktë. Një rast i tillë fatkeq ka ndodhur disa ditë më parë në një rreth ku doktorët etj. e siguronin personin se e shoqja nuk ka asnjë lloj sëmundje e kur më pas rezultoi që ajo vrau veten. E keqja është se nëpër rrethe nuk ka psikologë kliniçistë pasi këta nevojtarë si puna jote, i nderuar 58 vjeçar kanë nevojë për psikoterapi në disa seanca dhe ca ilaçe 100 % bimore vërtet “magjike” të cilat heqin si me “magji” hallin tuaj të madh obsesiv e depresiv. Në përgjigje të tre pyetjeve tuaja po ju them shkurtimisht: 1. Po, ju keni dy lloj ankthi, ankth psikologjik dhe ankth somatik (trupor). Ai kurohet me sukses me hipnoze dhe ilaçe 100 % bimore. 2. Nuk janë problem luhatjet e tensionit tek ankthiozet aq më tepër kur ndërmjet dy tensioneve ka diferencë mbi 3 njesi. Tensioni ju luhatet edhe kur ju jeni mirë sepse e pavetëdijshmja ju sjell “historinë” pa i kuptuar apo kujtuar ato pra jo me vetëdije. Gjatë proçesit të hipnoterapisë vetëdija zgjerohet, forcohet dhe ekuilibrohet, bashkë me tensionin rregullohen. Me kalimin e kohës, vetëdija juaj do ta kuptojë këtë “kurth” të pavetëdijes dhe nuk do t’i “hajë” më “dredhitë” pas të cilave truri jep komanda të gabuara organeve të trupit, “ushtarëve” të këtij “komandanti” të trembur. 3. Doktori që të ka mjekuar është treguar shumë i saktë në përcaktimin e diagnozes suaj, po ashtu edhe në dhënien e ilaçeve të cialt duhen përdorur përkohësisht por ai duhet të të kishte rekomanduar edhe psikoterapinë dhe terapitë e “ëmbla” pasi ankthi ka lidhje me mendimet dhe asnjë lloj ilaçi kimikat nuk i ndryshon dot mendimet, pavarësisht se të qetëson duke të përgjumur.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

M’u martua vajza që 14 vjeçe!

Next Post

Ai e do vetëm për interes!

Advertisement