Fituesi i vendit të parë në Miss&Mister Swisse Francophone,
shqiptari Kenan Murseli po vazhdon me sukseset e tij në fushën e modës
dhe spektakleve pasiqë tashmë ka marrë të drejtën për të përfaqësuar shtetin zviceran në spektaklin e bukurisë Mister Global. Ky eveniment mbahet në Bangkok të Tajlandës prej 12 deri më 26 shtator kur është dhe finalja e spektaklit, ndërkohë që marin pjesë mbi 40 shtete të botës kurse Kenani përfaqëson Zvicrën.