Eva Pasha është modelja simpatike
që doli në 6 vajzat më të mira në konkursin e bukurisë
“Miss Universe 2019”.
Eva ka mjaft foto të bukura, linja modeleje dhe fare mirë e mban titullin ndër më të mirat e Miss Universe sepse është e tillë. Flasim pak më shumë me Evën dhe zbulojmë dëshirat, pasionin për këtë fushë e shumë e shumë gjëra të tjera të bukura!
-Eva, ti dola në Top 6 më të mirat në konkursin e bukurisë “Miss Universe Albania 2019”. Ç’do të thotë kjo për ty?
– Kur u futa në këtë konkurs pritshmëritë e mia ishin të mëdha pasi jam një vajzë me shumë vetëbesim, dhe te dalësh në Top 6 nga 20 vajzat që marrin pjesë është një kënaqësi e madhe dhe unë jam shumë e lumtur që arrita deri këtu se nuk dola vetëm në top 6 por mora dhe bursë tek UET dhe mbi të gjitha mora dashurinë e gjithë publikut. Është lumturi kur publiku mes duartrokitjesh bërtet emrin tënd.
-Sa e bukur ndihesh brenda vetes?
– Ndihem përdërisa mora pjese në një konkurs vetëbesimi.Unë jam gjithmonë me idenë që çdo femër duhet të ndihet e bukur.
-Vazhdojnë të të shoqërojnë emocionet e mbrëmjes së Miss Universe?
– Ka kaluar gati një muaj në fakt që nga nata finale, por kur shikoj foto apo momente nga ajo skenë akoma ndjej emocionin e asaj nate, por jo vetëm, ndjej një nostalgji për gjithë rrugëtimin tim në Miss Universe.
-Cilat kanë qenë eksperiencat e tua të mëparshme në botën e bukurisë?
-Nuk kam pasur asnjë eksperiencë më përpara.
– Kush ka qenë mbështetja kryesore për ty?
–Familja dhe shoqëria kanë qenë mbështetja ime më e madhe. Ata më shtynë të merrja pjesë
Sa të aftë e ndjen veten për t’u paraqitur denjësisht në botën e bukur por të vështirë të modelingut?
-Bota e modelingut është një botë e vështirë sepse rrugës përballesh me vështirësi por nëse ke vetëbesim dhe i ke të qarta qëllimet e tua gjithçka arrihet.
– Besoj se pas pasarelave, ku të gjithëve u duket gjithçka e bukur, ka edhe stres, egoizëm, zilira… Sa e vështirë është t`i përballosh të gjitha këto, duke marrë parasysh që pjesa më e madhe e vajzave e fillojnë këtë eksperiencë shumë herët?
– Unë jam tip shumë pozitiv. Adhuroj punën e të tjerëve, jam fanse e së bukurës.
Kurrë nuk kam pas zili, por di që sot femrat e kanë pak të vështirë të mbështesin njëra-tjetrën por unë gjithmonë shikoj punën time, mundohem gjithmonë të përmirësoj veten pa humbur atë që më bën unike nga të tjerat.
– Cili është ndryshimi nga modele në miss?
-Tek modelja ka më shumë rëndësi trupi dhe ecja nëpër pasarela, ndërsa tek missi shihen shumë gjëra trupi, bukuria, sharmi, sjellja, edukimi. Janë shumë faktorë që e bëjnë një femër të quhet miss.
– Cilat mendon se janë hapat që duhen ndjekur për të qenë ikonë e modës?
-Të punosh shumë me veten, me linjat, të jesh gjithmonë vetvetja, të ecësh gjithmonë me kohën, të frymëzohesh nga dikush që ka qenë si ty në fillimet e veta.
– Çfarë mund të themi për jetën sentimentale të Evës?
– Këtu preferoj mos të flas shumë(Qesh). Këtë pjesë dua t’a mbaj sa më private.
– Kë konsideron ikona bukurie si femërore, po ashtu edhe mashkullore?
– Gjithmonë e ndjek të bukurën, në Shqipëri adhuroj Adrola Dushin, Angela Martinin ndërsa në botë ka shumë dhe Adriana Lima është një prej tyre. Sa i përket pjesës mashkullore nuk është se kam ndonjë preferencë.
– Vajzat e bukura paragjykohen gjithnjë pikërisht pse janë të bukura. Po ti, ç’mendim ke për vajzat e bukura?
-Është shumë e vërtetë, por dua të them vetëm diçka për këtë gjë duke u bazuar tek missi i këtij viti.Ky kompeticion ishte pasqyrim i lëvizjes feministe pasi na shfaqet një platformë ku mësojme të duam veten, të tregojme se përpos bukurise dhe feminilitetit janë 20 vajza që në jetën e tyre të përditshme janë, motra, bija, mjeke, juriste, vullnetare, biznesmene, të cilat me zeërin e tyre janë të afta të ndryshojnë botën.Prandaj një femër e bukur që arrin diçka me pamjen e saj s’është vetëm një objekt por një femër që ka luftuar shumë. Gjithsesi e rëndësishme është të ecim përpara, njerëzit gjithmonë do kenë diçka për të thënë!