Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Burrë shteti, apo burrë gruaje?

Nga Agron Berdaj

 Sot , fenomeni Ilir dhe fenomeni “President”

janë në qëndër të vëmëndjes të shqiptarëve si dukuri krize,

Advertisement

imoraliteti politik dhe disbalancimi të ekuilibrave mes pushtetit të zgjedhur nga populli dhe pushtetit të mafies që kërkon ta rimarri atë  me dhunën e rrugës  .Në këtë klimë tensioni , ka që  e vleresojnë Metën jo, si president i vendit , por si president i korporatave të mafies dhe korrupsionit në Shqipëri  .  

Dikush e quan atë  tradhëtar të kombit ,të tjerë hero ,disa i vënë epitetin budalla apo sherr budalla ,ca të tjerë e vlerësojnë si burrë gruaje dhe jo si burrë shteti .Shumica e quajnë  gabim ndërrimin prej tij  të datës së zgjedhjeve , të 30 Qershorit. Të tjerë e vlerësojnë këtë  një krim institucional dhe kushtetues .Nga të gjitha këto ,një gjë është kryesore se me veprimet e bëra Meta ,e nxorri veten nga errësira në dritë , hoqi maskat e kamuflazhit , i la mënjanë nazet dhe qëndrimet e shumfishta  ,vendosi t’i dalë zot misionit të tij, jo si president i popullit dhe kushtetusës, por si udhëheqës i mafjes dhe i krimit . Tani ai nuk fshihet dot as pas ngjalave të Ramës , as nga darka e gabuar me Berishën, ku plakun Mere e gostisën me  gjellën dibrane  , mish me kumbulla të gatuar nga shefja e guzhinës, Monika .Dalja hapur e Ilirit si kryetar i opozites shqiptare   nuk është pak ,është një lloj guximi dhe trimërie, gati e çartur  .Dhe aq më tepër kur flitet se drejtësia e re është duke zbritur nga qielli .Ai, po e pret atë me shpatë në dorë ,gati për luftë  .Ndoshta nuk kemi qënë shumë të saktë kur e kemi parë Metën , më tepër se politikan, si  ngritës peshash , mediokër dhe aspak  intelektual ,një dinak i pa skrupullt se sa  luajal dhe largëpamës .Aspak një  politikan i frymëzuar nga parimet e hekurta te demokracisë liberale ,por si një  hero I mafjes dhe krimit të organizuar .Më tepër se nga   leksione që ai , duhet t’i jepte  demokracisë shqiptare  në përqasje me postet dhe funkjonet shtetërore dhe partiake , ai është bërë i njohur në publik përmes skandaleve të përfolura ,vrasjeve që kanë mbetur hipotetike ,thasëve me para në zyrën e tij , si afera korruptive .Ai mbahet mënd në publik jo si president ,udhëheqës partie apo kryeministër , por si një i dyshuar për vjedhjen e floririt të shtetit ,ku skenarët e kësaj vjedhjeje do t’i kishte zili edhe Hollivudi . Partinë  që krijoi, LSI-në, e modeloi si një organizëm në shërbim  të krimit dhe mafies së organizuar  .Është nga ata politikanë që si parim   në zgjedhjen  e aleancave  për pushtet ka pasur se sa  hapsira  do t’i krijonin ato ,  për banditizëm dhe vjedhje .Këtë e bëri me qeveritë e djathta dhe të majta ,duke e njohur mirë faktin se të gjitha ato , me ardhjen në pushtet hëndërrohen  pa ngjyrë,satelit të parasë   .Ai ,ka meritën se  u është  afruar pushteteve , si ujku i plagosur kërmës .

Postin e presidentit ja dhuruan socialistët ,si gjithmonë të nxituar ,dritëshkurtër dhe emocional,të pazotë në zgjidhjen e krizave ,por edhe ata ,  shpesh , si  pjesë e çorbës së korrupsionit . Pra ,një njeri i tillë si Meta duhet ta përmbyllte me çdo kusht  ciklin në  shërbim  të korporatës së krimit  dhe mafies shqiptare, madje shumë trimërisht pa llogaritur  ligjet e shtetit , detyrimet elementare demokratike , sovranitetin e pushteteve ,  faktorin ndërkombëtar, as edhe sovranin .Shtyrja e zgjedhjeve vendore prej tij ishte shënjë e karshillëkut të pushtetit të mafjes ndaj sistemit demokratik dhe shoqëror në vend .Është sinjali që lëshon pushtati I krimit  se tashëm ai , nuk është më në ilegalitet , por i hapur dhe publik , i cili kërkon  të llogaritet si faktor në spektrin politik nga ku duhet të kaloi zhvillimi I demokracisë ,përparimi I shtetit dhe reforma në drejtësi . Shtyhen zgjedhjet vendore nga presidenti ,me qëllim që aleanca e krimit dhe korporata e krimit të fitojnë kohë ,të organizohen , te përsosin akoma mjetet e terrorit dhe të dhunës ndaj ligjit dhe shtetit ,të thellojnë diversionin psikologjik ndaj popullit .Nga njëra anë liderit e  aleances së krimit thonë se po të bëhen zgjedhje të menjëherëshme , ata i fitojnë ato, nga ana tjerër kanë deklaruar mosmarien pjesë ne zgjedhjet e 30 Qershorit .Pse ata i tremb fitorja?. Trumbeton me të madhe kryetari i opozitës se po krijon grupet dhe skuadrat për terror në zgjedhje ,njëlloj si grupet esese të Hitlerit në mbrojtje të fashizmit në Gjermani  dhe askush nuk shqetësohet ,as drejtësia .Vetëm Ilir Meta dhe udhëheqësi i Kores së Veriut gjejnë guximin t’ju kundërvihen SHBA-së dhe botës demokratike duke krijuar precedent të rrezikshëm në izolimin e vendeve të tyre .Aq më tepër për Shqipërinë në prag të hapjes së negociatave me BE .Pushteti i mafjes dhe i krimit në vend  po përparon . Çështja është se a  duhet t’i nënshtrohemi  ,apo luftën ndaj kësaj të keqje duhet ta shikojmë si fitore të lirisë dhe demokracisë në vend? Armën e kësaj lufte e ka në dorë populli në 30-Qershor. Kompromisin e ka në dorë politika .

Agron Berdaj

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

10 gjëra që duhen evituar pas seksit

Next Post

SHQIPËRIA: “ SILIKON VALLEY I VOGEL I BALLKANIT”

Advertisement