Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Si të keni shikim të mirë edhe pas të 35-ave?

Nëse mendoni se keni nevojë për syze,

me siguri, keni të drejtë.

Ne u kemi bërë disa nga pyetjet më të rëndësishme disa doktorëve okulistë dhe ja, përgjigjet e tyre…

Advertisement

– E kam fajin unë, apo shkronjat e menuve dhe tabelave janë bërë më të vogla kohët e fundit?

– Nuk ju ndodh vetëm juve; shpejt apo vonë të gjithë e humbasin aftësinë për të lexuar gjërat qartë nga afër. Disa njerëzve kjo u ndodh në fund të të 30-ave, ose në fillim të të 40-ave, ndërsa të tjerë nuk e vënë re deri në të 50-at. Mendojeni lenten e syrit si lenten e një aparati fotografik. Kur jeni i ri, lentet tuaja nuk e kanë problem të kalojnë nga fokusimi i një mali në largësi në distancën e një luleje para jush, sepse janë të afta të ndërrojnë formë lehtësisht, por me kalimin e moshës, lentet bëhen më pak elastike dhe e ke të vështirë të fokusohesh aq mirë nga afër. Nëse ju keni parë gjithmonë mirë larg, domethënë, keni pasur një sy prej shqiponje që i lexonte tabelat e rrugës para të tjerëve, ka mundësi të keni nevojë për syze për afër, më shpejt. Nëse, përkundrazi, keni parë më mirë nga afër, ka mundësi të keni më vonë nevojë për syze.

– Kam mbajtur lente kontakti për të parë larg qëkur isha adoleshent dhe tani që jam mbi 40 vjeç, mendoj se kam nevojë për syze për të lexuar (për afër). Cilat janë mundësitë e mia?

– Lajmi i mirë është se ekzistojnë mundësi të shumta për këtë problem të zakonshëm. Mund të mbash syze për afër mbi lentet e kontaktit. Mund të përdorësh syze me xhama progresivë, që kanë një fuqi që shtohet nga pjesa e sipërme e xhamave, në të poshtmen, për të korrigjuar distancat e ndryshme, ose mund të përdorësh lentet bifokale ose shumëfokale. Unë për vete përdor lentet e kontaktit shumëfokale, që njëkohësisht, korrigjojnë shikimin për larg, për afër dhe ndërmjet, si për shembull për ekranin e kompjuterit, panelin e makinës, raftet e dyqaneve, etj.

– Para se të përdorja syze për afër, mund ta lexoja shkrimin me gërma të vogla nëse rrudhja sytë, ndërsa tani, jo. Jam krejtësisht i varur nga syzet. Është normale kjo gjë?

– Krejtësisht normale. Kur i korrigjon ndryshimet e varura nga mosha me syze ose lente kontakti, muskujt tuaj të syve nuk kanë më nevojë të bëjnë një përpjekje shtesë, prandaj është e zakonshme të bëhesh i varur prej tyre. Kështu do të kaloni më pak kohë duke rrudhur sytë ose duke i lodhur ato.

– Unë kam syze me lente progresive, por punoj shumë edhe para kompjuterit. Nuk do të ishte më mirë të përdorja syze me xhama specialë, të përshtatur vetëm për distanca të mesme?

– Xhamat me lente progresive kanë një pikë në lente të përshtatshme për çdo distancë, por nëse vë re që sytë lodhen ose ke dhimbje të vazhdueshme qafe, apo kurrizi kur je para kompjuterit, mbase ke nevojë për një rregullim të lenteve progresive. Ose mund të përdorësh syze për kompjuter, që e kanë sipërfaqen e pikës më të madhe për orët e zgjatura në atë distancë.

– A mund të ble syze për afër edhe në farmaci?

– Shumë njerëz ia dalin mbanë edhe me syze të tilla, ose i blejnë pa bërë vizitë tek okulisti. Megjithatë, nëse vuan nga astigmatizmi (një çrregullim i kurbaturës së kornesë, që shkakton turbullim të shikimit), ose nëse nevojitet një xham me numër të ndryshëm për çdo sy, atëhere duhet marrë receta e mjekut.

– Mua nuk më pëlqen të mbaj syze (ose t’i kërkoj kur më duhen). A mund të vë lente kontakti vetëm për të lexuar?

– Po, doktori mund të të japë një recetë për një lente kontakti që e vë vetëm në njërin sy, ndërkohë që syri tjetër është ende i fikusuar në largësi. Mund të provoni edhe lentet e kontaktit bifokale dhe shumëfokale në të dy sytë, edhe sikur shikimi në largësi të jetë i mirë (Çdo lente do të ketë një pjesë që korrigjon shikimin, për të lexuar dhe një pjesë që nuk korrigjon gjë, meqë nuk të duhet se sheh mirë nga larg).

– Është shumë vonë të bësh ndërhyrje për korrigjimin e numrit në sy nëse jam mbi të 40-tat?

– Jo, aspak. Mosha mesatare për një ndërhyrje të tillë e pacientëve është 40 dhe funksionon mirë te njerezit e moshave nga 18 deri në 70 vjeç. Megjithatë, mënyra se si ne trajtojmë sytë tuaj është e ndryshme në moshën 43 vjeç, nga ajo në moshën 25 vjeç. Ndërhyrja e tillë, kur doktori i jep formë kornesë suaj me lazer, bëhet shpesh për të korrigjuar miopinë, por tani kjo procedurë mund të bëhet edhe për të ndihmuar shikimin nga afër. Për ata që janë mbi 40 vjeç, doktori këshillon monovizionin, që do të thotë se njëri sy korrigjohet për të parë nga afër dhe tjetri, për të parë nga larg. Truri i përshtatet kësaj më së miri. Për t’u siguruar nëse jeni një kandidat i mirë për një ndërhyrje të tillë, oftalmologët të këshillojnë ta provosh me lente kontakti për nja dy javë, para se të bësh ndërhyrje. I vetmi defekt i monovizonit është se perceptimi i thellësisë nuk është aq i mirë, kështu që, nëse ju pëlqen të luani tenis, për shembull, mund të mos zgjidhni këtë lloj ndërhyrjeje.

– Duhet të shqetësohem nëse shoh njolla që pluskojnë në ajër?

– Ato njolla të vogla të tejdukshme që duket se pluskojnë para syve tuaj ka mundësi të mos jenë shqetësuese. Ato janë copëza të vogla të një xheli, si e bardhë veze, që mbush pjesën e pasme të syrit. Me kalimin e moshës, xheli bëhet më i lëngshëm dhe mund të ndahet nga muri i pasmë i syrit. Nëse keni një lloj të ri njollash, ose shtim të njollave ekzistuese, atëhere duhet të shkoni menjëherë te doktori. Ka raste kur xheli lëviz përpara dhe tërheq retinën, duke shkaktuar një çarje ose një shkëputje edhe më serioze të saj.

– Pse sytë e mi janë kaq të thatë?

– Gjendrrat e lotit nuk funksionojnë aq mirë pas një lloj moshe dhe më pak lot, do të thotë edhe sy më të thatë, por edhe përbërja dhe cilësia e lotëve ndryshon gjithashtu. Lotët janë të përbërë nga një kombinim i vajit me ujin dhe kur nuk ka shumë vaj për t’u përzier me ujin, lotët nuk e kryejnë funksionin e duhur. Pulitja i mban sytë tuaj të lubrifikuar, por kur rri një kohë të gjatë para kompjuterit, duke parë ekranin, nuk i pulit edhe aq shpesh sytë.

– Çfarë mund të bëj kur më thahen sytë?

– Lotët artificialë (koliri) që shiten në farmaci mund të jenë shumë efikasë, prandaj përdorini para se të mendoni për ilaçe. Vetëm sigurohuni të mos përdorni lot edhe kundër skuqjes, pasi sytë tuaj mund të bëhen të varur prej tyre. Nëse përdorni këto lloj lotësh, por sytë tuaj bëhen gjithnjë e më të thatë, atëhere ne zakonisht japim përdorimin e një ilaçi që hidhet në sy e që quhet cyclosporine. Ai trajton sytë e thatë, duke përmirësuar cilësinë e lotëve tuaj. Për të evituar tharjen e syve nga kompjuteri, rregullojeni nivelin e ekranit që të shihni paksa nga poshtë, gjë që eviton t’i mbash sytë shumë hapur. Gjithashtu, sigurohuni që ajri i kondicionerit mos t’ju bjerë te sytë. Vini edhe një shënim te kompjuteri, që t’ju kujtojë se duhet të pulisni sytë. Disa studime kanë sugjeruar se disa acide yndyrore omega-3, si suplementet me vaj peshku, mund të ndihmojnë në këtë drejtim.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Pse pinë gratë dhe vajzat?

Next Post

Beqar dhe i lumtur? Sigurisht që po!

Advertisement