Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Njeriu që më dhunoi, tani është në burg!

Unë që ju shkruaj jam nëna e dy fëmijëve.

Tani jam tridhjetë e katër vjeç

dhe jetoj me bashkëshortin tim në Tiranë.

Advertisement

Punoj si avokate dhe jam e qetë në jetën që bëj. Por e kaluara ime nuk ka qënë kështu. Në ditët e mia, ka pasur një histori, e cila më ndryshoi përgjithnjë. Unë tani kam një pozicion të lakmueshëm, ndaj dhe vendosa të tregoj historinë time. Shumë vajza përjetojnë atë që unë kam përjetuar. Ndaj dhe do të doja që ta dinë se duhet të jenë të kujdesshme. Kur shoh vajzat e mia që rriten, kam frikë, se bota që po krijojmë për to, nuk është ajo që ne duam për fëmijët tanë.

Një natë, isha në shtëpi me to. Vajzat po luanin me kukulla ndërsa unë po shihja televizor. Kur papritmas ra telefoni. Ishte një hetues, i cili më tha se kishte kohë që po punonte me çështjen time dhe se ai njeri qe me kishte shkaktuar aq shume shqetesime, ishte kapur…

Nuk e di se c’ndjeva ne ato caste. M’u duk sikur nje shkreptime rrufeje me ra ne mbi koke. M’u kujtua gjithshka sikur te kishte ndodhur dje. Me erdhi para syve gjithshka kishte ndodhur vite me pare kur une erdha per here te pare ne Tirane.

Isha e vetme. Tre ditë pasi kisha mbërritur aty, më përdhunuan. Dhe tani, dymbëdhjetë vjet pas asaj ngjarjeje, ai njeri ishte kapur…

Unë u rrita në një fshat. Njerëzit që jetonin aty, nuk largoheshin asnjëherë. Unë u martova shumë e re, me një djalë që e njihja që e vogël. Linda dy vajzat e mia kur kisha moshën për të luajtur me kukulla. Kur lindi e madhja, unë mbarova gjimnazin dhe u detyrova që ta lija përfundimisht shkollën. Për njerëzit e mi, unë isha heroinë që kisha arritur të shkoja aq larg. Por në moshën 22 vjeçare, burri im vdiq nga kanceri. Në atë kohë, vajzat e mia ishin katër dhe dy vjeç. Unë isha e dëshpëruar. Vetëm bëja punë dhe kujdesesha për to. Nuk kisha asgjë tjetër. Përveçse edhe një ëndrre, që të vizitoja Tiranën. Më dukej si një udhëtim ekzotik, në një kryeqytet për të cilin kisha dëgjuar shumë të flisnin. Derisa një ditë, arrita t’i mbushja mendjen prindërve të mi. Ata pranuan që të m’i mbanin fëmijër për disa ditë dhe më dhanë para borxh. Unë vendosa që të nisesha për në Tiranë. E dija që nuk do të ishte mirë që të shkoja vetëm, por kështu më dukej diçka më aventureske. Për më tepër, askush nuk donte të vinte me mua. Por kjo s’do të më bënte që të hiqja dorë prej asaj që doja aq shumë.

Mendova se nuk do të rrija më shumë se pesë a gjashtë ditë. Në Tiranë, do të më prisnin disa kushërinj tanët të largët, të cilët, pa i kontaktuar ne, as që e kujtonin se ne ekzistonim. Por u treguan të gjindshëm dhe pranuan të më mbanin.

Në shtëpinë e tyre, ishte edhe një vajzë e moshës sime. Ajo m’u afrua menjëherë dhe u tregua shumë e gatshme të më shoqëronte. Bashkë dolëm nëpër dyqane, në bulevard, pashë muzetë dhe disa ndërtesa shumë të bukura. Tre ditë pasi shëtisja Tiranën dhe po e përjetoja shumë mirë, ajo më tha se kishte një ditëlindje, në të cilën mund të shkoja edhe unë. I morrëm leje prindërve të saj dhe kur ata thanë “po”, unë u hodha përpjetë nga gëzimi.

Shkuam në një disko, ku kishte shumë zhurmë dhe tym. Kushërira ime aty takoi një mikun e saj, i cili mesa u duk, ishte i dashuri. Kur ajo e puthte ashtu, në sy të të gjithëve, unë e shihja si e habitur. Nuk më besohej se njerëzit mund të bënin gjëra të tilla kaq hapur dhe, për më tepër, pa u martuar. Ajo as që e vriste mendjen. Më pas, më tha se do të dilte për pak, por nuk do të vonohej. Iu luta që vërtet të mos vonohej, pasi nuk njihja njeri. Ma premtoi dhe më tha që ta prisja aty. Por, pasi kishin kaluar dy orë, ajo ende nuk po dukej. Vendosa që të shkoja vetë për në shtëpi, pasi po bëhej shumë vonë.

Pesë minuta pasi dola në rrugë, pashë që po më ndiqte një burrë. Duke qënë se ishte i veshur shumë mirë, ndalova dhe e pyeta nëse po ecja në drejtimin e duhur. Ai ma pohoi dhe më tha se më duheshin edhe nja dhjetë minuta për të shkuar në shtëpi. Unë e falenderova dhe nisa që të eci sërish. Por ai nisi të më ndiqte, duke më folur, duke u përjekur që të bisedonte me mua. Duke qënë se nuk kishte njeri në rrugë, unë e mbaja kokën poshtë dhe nuk flisja. Kur arritëm në një rrugë që e njihja, i thashë “faleminderit, po e di se ku jam tani”.

Në atë sekonde, gjithçka ndryshoi. Ai më kapi nga krahu, më tha se kishte një thikë me vete dhe më futi në një rrugicë. Pastaj më futi në një hyrje garazhdi dhe më më përplasi në tokën e ftohtë dhe me baltë. Mbaj mend që përplasa kokën në tokë dhe se dhuna e tij ndaj meje sa vinte dhe rritej. Sa herë që përpiqesha të bërtisja, ai më thithte buzët midis dhëmbëve të tij dhe m’i kafshonte, që unë të mos bëja zhurmë. Më pas, më gërvishti fytyrën, ndërsa më përndrydhi krahun në mur. Më pas, uli pantallonat e tij, uli dhe të miat dhe më grisi bluzën. Më përdhunoi. Gjithçka zgjati njëzetë minuta, por për mua, ishte një përjetësi. Më pas, qëndrova e shtrirë aty. Nuk lëvizja dot nga dhimbjet e shumta. Ai u ngrit, u vesh dhe ia mbathi vrapit. Unë u ngrita me lëvizje mekanike, si një robot. U vesha dhe u nisa drejt shtëpisë. Aty, mamaja e kushërirës më hapi derën. Kur më pa në atë gjendje, u shqetësua shumë. I tregova se çfarë kishte ndodhur. Më pas më ra të fikët. Kur u përmenda, në dhomë ishte në polic. Ai më tha se tashmë askush nuk më bënte dot keq. Më pas, më çuan në spital, ndërkohë që rrobat e mia u morrën për t’u ekzaminuar.

Kur u ktheva në shtëpi, u futa në dush. Ishte e mijta herë që atë ditë bëja banjë, pasi vetja më dukej shumë e pistët. Pasi fola edhe disa ditë me policinë, duke i përshkruar gjithçka, vendosa që të gjitha energjitë e mia do të shërbenin për ta harruar atë ngjarje. U ktheva në shtëpi. Aty më kërkonin që t’u flisja për udhëtimin tim. Çfarë t’u tregoja? Por vendosa të bëja diçka për veten. Me shpirtin ndër dhëmbë, do të rikthehesha në Tiranë, kësaj here për të vazhduar shkollën. Vajzat qëndronin te prindërit e mi. Në fillim, kthimi në atë qytet qe i tmerrshëm, i llahtarshëm. Por pastaj nisa të mësohem. Në klasën time njoha edhe atë që sot është bashkëshorti im. Më të jam afruar shumë ngadalë, pasi ende nuk isha gati. Kur kryem mardhënie për herë të parë, mua më ra të fikët. Por gradualisht, gjërat nisën të funksionojnë. Kur i tregova se çfarë më kishte ndodhur, ai më kuptoi dhe më mbajti më shumë afër. Pas diplomimit tim, unë u transferova përfundimisht në Tiranë dhe u martova me të. Fakti që njeriu i cili më kishte dhunuar, u kap nga policia, më bëri më të sigurt dhe më të qetë brenda vetes sime. Kjo ndoshta qe arsyeja se përse vendosa të vazhdoja juridikun. Tani ndihem krenare për veten. Por do doja që edhe çdo vajzë tjetër që ka pasur fatkeqësinë time, të bënte të njëjtën gjë. Ato nuk duhet të kenë turp, por të dënojnë këta njerëz, të cilët janë brutalë, të shpifur dhe makthi i çdo femre.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Ka qenë prostitutë. Ta marr për grua?

Next Post

Martesa është pazar!

Advertisement