Oriola Marashi njihet për format perfekte dhe linjat e saj prej modeleje të suksesshme.
Ajo është e njohur dhe e kërkuar nga stilistët më të mirë shqiptarë
për sfilatat e tyre dhe për të qenë imazh i firmave të njohura të veshjeve.
Këtë herë ajo ka kaluar kufijtë dhe është bërë pjesë e një prej sfilatave më të komentuara dhe të pëlqyera në botë, “Guess” e njohur ndërkombëtarisht pwr krijimet fantastike ka veshur modelen shqiptare me linjën e re dhe ajo ka ecur në pasalerën e Barcelonës si një diva. Miqtë e Oriolës e kanë komentuar të lumtur këtë ngjarje por edhe mamaja e saj znj. Xhoi Jakaj ka bërë një urim të mrekullueshëm për vajzën e saj, duke treguar edhe njëherë sa mbështetëse është ajo në rrugën që ka zgjedhur Oriola. Në i urojmë Oriolës suksese dhe shkeltë në sa më shumë pasarela të famshme!
Intervista.al