Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Kur ngel shtatzënë më lehtë?

– Doktor Evi,

ju lutem, a mund të më thoni se kur ngelesh shtatzënë më lehtë,

në çfarë periudhe?

Advertisement

Jam e lidhur me një djalë prej dy vjetësh, por ai s’po e merr mundimin ta bëjmë zyrtare lidhjen, kështu që dua të ngel shtatzënë, edhe pse ai nuk do.

Dr. Evi Dani, seksolog-androlog, Poliklinika Qendrore, 0682213329:- – Së pari, nuk më takon muaj t’ju gjykoj, por mënyra se si keni menduar të ngelni shtatzënë, për të futur në njëfarë mënyre në “kurth” djalin që doni, nuk është zgjidhje e shëndetshme. Çdo gjë bëhet me bashkëpunim dhe me dashuri. Pastaj, ai mund të jetë nga ata tipa që edhe nëse ngelni shtatzënë, përsëri nuk i merr përgjegjësitë e veta. Gjithsesi dalim tek ajo çfarë ju kërkoni. Për të ngelur shtatzënë, duhet të dini ditët e ovulimit. Nëse ju keni një cikël menstrual të rregullt, një herë në 28 ditë, atëhere në ditët e 10-14 të ciklit është piku i ovulacionit. Shumica e femrave lirojnë një vezë në çdo cikël menstrual dhe kjo ndodh gjatë këtyre ditëve. Nëse ju nuk i llogarisni dot vetë ditët e ovulacionit, do t’ju këshilloja të bëni një konsultë me një gjinekolog. Në qoftë se e keni me nxitim të ngeleni shtatzënë, atëherë jeni në ankth gjatë gjithë kohës dhe në këtë mënyrë është e vështirë ta arrini qëllimin tuaj. Hipotalamusi është një gjendërr në tru që rregullon hormonet e ovulacionit dhe, nëse ju jeni nën stres, ai nuk funksionon mirë, ju nuk do të keni ovulim të rregullt apo cikël normal menstrual. Prandaj është e nevojshme në këtë rast konsulta me gjinekologun.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Tradhëtova gruan me kunatën!

Next Post

Vëllai më nxori jashtë. Ta fal, apo jo?

Advertisement