Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Irritohem nga aromat

Jam 27 vjeçe dhe më irritohet lëkura nga aromat,

aromat e parfumit,

kundradjersës madje dhe e kondomëve, më skuq dhe më irriton lëkurën.

Advertisement

E kam provuar kur kam qenë pushim në shtëpi që të mos përdor as parfum as antidjersë dhe prezervativëve i kam gjetur zgjidhje duke i përdorur oral dhe kam qenë shumë mirë por sa filloj përdorimin e produkteve më sipër më fillon përsëri irritimi. Tani këto janë gjëra normale dhe nuk mund ti shmangësh ndaj dhe po ju shkruaj nëse ka ndonjë medikament kundra alergjisë ndaj tyre? Faleminderit

Dr. Shk. Erjola Piluri (Ziu), alergologe: Përshëndetje! Fillimisht ju duhet të drejtoheni pranë një mjeku alergolog në mënyrë që të kryeni Patch testin; testi i duhur i alergjisë për rastin tuaj. Në rast se rezultati i këtij testi alergjie, konfirmon dyshimin tuaj; pra që ju jeni alergjike ndaj fragrancave (parfumeve), atëherë zgjidhja juaj mund të jetë përdorimi i linjave të produkteve të kujdesit të përditshëm apo të produkteve të kozmetikës pa fragrancë; të ashtëquajturat “fragrancë free”. Ekzistojnë në treg firma të shumta kozmetike që prodhojnë produkte të tilla, ndaj jam e sigurtë që do arrini të gjeni linjën e produkteve ideale për ju.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Mbetet gropë nga operacioni në veshka?

Next Post

Sëmundja më bëri të jetoja jetën!

Advertisement