Pak ditë më parë u bë e ditur se labeli “Realeyez”, i formuar në vitin 2017
dhe që tashmë është një markë suksesi në industrinë e muzikës, madje
edhe përtej kufinjëve shqiptar, po prezantojnë një produkt të ri muzikor.
Yjet e labelit, Blaze dhe Ari sapo kanë lansuar projektin “Luftë për Dinero”.
Teksti është shkruar nga Blaze & Ari, të cilët kujdesen për të gjiha tekstet që janë tejet konceptuale.
Muzika është bërë nga Joezee në bashkëpunim me Realeyez Vato.
Klipi është realizuar nga Alban Selimaj dhe ekipi i tij.
Videoklipi i këngës “Luftë për Dinero” është një produkt shumë i veçantë, ndërkaq fabula e këngës dridh themelet e repit shqiptar.
Poezi me përmbajtje domethënëse, muzikë e kohës dhe një videoklip siç nuk është parë, tamam i trendeve botërore.
Pak ditë më parë u tha se “Realeyez” po vijnë për ta ndryshuar lojën në repin shqiptar dhe këtë e konfiromon projekti “Luftë për Dinero”, që mund ta shihni më poshtë.