Është lançuar kënga me e re e cila titullohet “Havana”.

Kjo këngë është një duet në mes të këngëtares Anna

dhe reperit Ben7amin.

“Havana” është punuar nën menaxhimin e Alban Mirocit, i cili është përkujdesur për këngën dhe tekstin, ndërsa finalizimi komplet është bërë në studion e Hekuran Krasniqit.

“Havana”, është këngë ritmike, të cilës protagonistët kryesor kanë vendosur t’i bëjnë edhe videoklipin, i cili është punuar nga “BUG Production”, dhe është lansuar në platformën më të madhe shqiptare “Arkiva-Shqip”. Ky është projekti i dytë i Annës, pas “Je t’aime”, dhe po ashtu projekti i dytë edhe i repartistit Ben7amin, i cili kohë më parë kishte publikuar projektin“Imazh” bashkë me Onellin. “Havana” pritet të jetë njëri nga hitet e kësaj vere.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here