Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Rrezikova jetën për t’u dobësuar

Unë që ju shkruaj jam një person i njohur, një vajzë që ju e shihni thuajse përditë në ekranet tuaja televizive,

ndaj mendoj se e kuptoni dhe e respektoni dëshirën time për të mbetur anonime.

Unë kam lindur në një qytet të vogël dhe gjatë gjithë adoleshencës sime kisha vetëm një ëndërr:

Advertisement

Të vija në Tiranë dhe të bëhesha e njohur. Vetëm për këtë kam punuar e mësuar gjatë gjithë jetës sime, për të arritur synimet që i kisha vënë vetes.

Sapo mbarova shkollën e mesme u transferova në Tiranë dhe u përpoqa me mish e me shpirt që të gjeja punë si gazetare. Dhe ia dola. Nisa punë në një televizion të vogël si gazetare, për t’u bërë më pas spikere. Asgjë nga këto nuk ishte e lehtë, pasi unë vazhdoja edhe shkollën e lartë, por realizimi i ëndrrës sime më kishte bërë të lumtur. E megjithatë, prova me të cilën do të përballesha pas kësaj arritjeje ishte akoma më e rëndë…

Emocionet që kisha kur dola për herë të parë në ekran qenë të papërshkrueshme, por unë mendoja se gjithsesi, ia kisha dalë mbanë. Të gjithë më thoshin që ekrani më nxirrte më të shëndoshë nga ç’isha, ndaj dhe nisa të luftoja me gjithë forcat e mia që të dobësohesha.

Duke qenë se nuk kisha as familjen time këtu dhe isha vetëm, mora një vendim që do të rrezikonte seriozisht tërë qenien time: Do të dobësohesha me çdo kusht. Ushqimi ishte e vetmja gjë ku unë mund të ushtroja kufizime, ndaj nisa menjëherë dietat. E pata të vështirë të mësohesha me to fillimisht, ama pasi i fillova, nuk mund t’i ndalja më.

Brenda dy vjetësh pata një rënie drastike në peshë. Në atë kohë haja vetëm pak fruta për mëngjes dhe drekë, si dhe domate e kastraveca për darkë.

Kur më në fund zbulova se mund të vishja edhe rrobat që shiteshin në dyqanet e fëmijëve u lumturova pa masë, pa e menduar se të gjitha ato që bëja kishin efektet e tyre anësore. Në radhë të parë, gjatë asaj periudhe unë isha nevrike dhe shumë e dobët fizikisht. Nuk doja që njerëzit të më shihnin apo të më preknin.

Mendova që gjëja më e mirë që mund të bëja në atë kohë ishte të pozoja si modele dhe kështu bëra. Pagova një fotograf dhe bëra disa poza nudo, vetëm për të rritur egon dhe kënaqësinë time, por kur shkova për të marrë fotot dhe pashë trupin tim, u tmerrova.

Nuk e di përse, por të pasmet m’u dukën super të mëdha, ndërsa pjesët e tjera të trupit, shumë të shëndosha. E gjitha kjo më bëri të ndiqja edhe të tjera dieta.

Fatkeqësisht, askush nuk e dinte se unë rrija pa ngrënë. Për të mos rënë në sy, kur isha në punë blija sanduiçe, por i gjithë ky ushqim përfundonte në plehra dhe asnjëherë në stomakun tim. Gjatë asaj kohe pija edhe shumë stimulantë, për të pasur energjinë e mjaftueshme gjatë ditës.

Por, pak nga pak familja ime nisi ta kuptonte se diçka nuk shkonte tek unë. Ata ishin shumë të dëshpëruar nga fakti që, sa herë që shkoja për t’i takuar, isha akoma më e dobët se herët e tjera dhe nuk haja pothuajse fare. Kulmi arriti një ditë, kur teksa po lahesha në shtëpi, rashë në dysheme pa ndjenja dhe përplasa rëndë kokën.

Ndoshta ai ka qenë momenti kur për herë të parë e kuptova seriozisht në ç’gjendje ndodhesha. Kur u përmenda nisa të mendoja se çfarë dreqin po i bëja vetes sime.

Shkova në spital, por infermierja u inatos me mua pasi po i harxhoja kohë. Ajo më qëlloi me një shpullë dhe më bërtiti, duke më thënë:

“Pash Zotin, shko në shtëpi dhe ha një pjatë makarona!”.

E kuptoja që ishte e rëndë, por nuk isha e zonja ta ndaloja. Një nga efektet më të rënda që kishte mbajtja e dietës ishte edhe fakti që mua m’u ndërprenë periodat për pesë vjet dhe rrezikoja që të mos kisha mundësinë për t’u bërë nënë. Por as kjo nuk më dukej një arsye e mjaftueshme për të hequr dorë.

Shpëtimi im erdhi shumë natyrshëm. Ju betohem që nuk mora asnjë ilaç. Fillimisht takova një psikolog, i cili më mësoi të kisha vlerësim në vetvete. Ai më ndihmoi t’u jepja shumë gjërave kuptime të tjera. Pikërisht gjatë kësaj kohe u njoha edhe me bashkëshortin tim aktual. Dashuria e tij, shtatzania dhe takimet që kisha me psikologun, që më ndihmuan të dilja nga ai terr ku isha zhytur.

Megjithëse tani nuk po kaloj një periudhë shumë të qetë me burrin tim, asnjëherë nuk do ta harroj atë që ai ka bërë për mua. Mendoj se kam qenë vërtet me fat.

Tani jam më e shëndetshme. E vetmja gjë që më la çrregullimi im në të ngrënë është një problem permanent me tiroidet. Të tjerat nuk kanë rëndësi.

Shpesh hedh sytë nga vajza ime dhe se mund të kisha shkatërruar jetën time dhe nuk do kisha një qenie të mrekullueshme si ajo pranë.

Tani e di që i kam shkuar shumë afër vdekjes, por ashtu si unë, edhe shumë vajza të tjera janë nën presionin e mediave të ndryshme, për të qenë të dobëta apo të bukura. Dua t’u them atyre se asgjë nga këto nuk ka rëndësi përpara shëndetit tuaj. Mund të bësh shumë mëkate në jetë, por nuk ka mëkat më të keq se ai që bëjmë ndaj vetes sonë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Astrologia shpjegon...!

Next Post

Vitamina B17 apo amigdalina- ilaçi natyror që lufton kancerin

Advertisement