Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Një VIP më joshi dhe më pas, më braktisi!

Përshëndetje gazetës “Intervista”! Quhem Enxhi.

Po ju shkruaj nga dhoma ime, në të cilën jam mbyllur prej ditësh.

E ndiej veten të mashtruar dhe të pavlerë. Njeriu që doja më shumë, që thoshte se më donte e me të cilin mendoja të kaloja jetën, më braktisi.

Advertisement

Historia ime është një përrallë e vërtetë ose të paktën, mua ashtu më është dukur. Kam jetuar momente fantastike, që nuk besoj se përsëriten më. Nga njëra anë kam qenë shumë fatlume.

Unë jam pothuajse nëntëmbëdhjetë vjeçe dhe gjithçka ndodhi kur po mbaroja gjimnazin. Deri atëherë nuk kisha puthur ndonjë djalë. Djemtë e klasës apo miqtë e mi më ngacmonin gjithnjë, më thoshin se isha shumë e bukur, por unë asnjëherë nuk mendoja për këtë gjë. Gjithçka doja ishte të shkoja mirë me mësime dhe prindërit e mi të ishin krenarë për mua. Asnjëherë nuk më kishte pëlqyer ndonjë djalë. Kishte shumë prej tyre që më prisnin kur dilja nga shkolla. Donin të më takonin, të më flisnin, më ftonin për kafe dhe dreka, por unë asnjëherë nuk pranova. Jo vetëm sepse asnjëri prej tyre nuk më ka goditur në zemër, por edhe sepse kisha frikë. Shihja shoqet e mia që ndaheshin nga të dashurit, që i kalonin ditët duke qarë dhe nuk doja që diçka e tillë të ndodhte me mua. Në përgjithësi, kam qenë tip shumë i ndjeshëm. Kisha frikë nga djemtë, nga lëndimet, nga braktisjet. Doja që kur të vendosja, të lidhesha me një njeri për të cilin zemra të më rrihte zemra fort dhe të më donte shumë. Deri në atë kohë nuk e kisha gjetur një njeri të tillë.

Kjo zgjati derisa më ftuan në një ditëlindje. Nuk para shkoja në të tilla raste, por atë ditë shoqja ime m’u lut aq shumë sa nuk thosha dot “jo”.

Vendosa të vishesha bukur, ashtu kot, për qejfin tim. Kisha shumë kohë pa dalë. Zgjodha fustanin më të bukur, të cilin nuk e kisha veshur asnjëherë. Bëra pak tualet dhe lëshova flokët e gjatë, që gjithnjë i mbaja të mbledhur dhe rezultati qe shumë i suksesshëm. Shoqja ime, kur më pa, nisi të më thurte lavde. Duke qeshur, më thoshte se të gjithë do të binin përtokë para meje.

Në fakt, kur shkova në pabin ku ishin mbledhur të tjerët e vura re që të gjithë më shihnin. Po ndihesha vërtet e bukur, ndoshta për herë të parë në jetën time.

Nisa të kërceja dhe të gëzoja me të tjerët. Në një moment, dëgjuam disa zëra të lartë jashtë. Shoqja që kishte ditëlindjen, doli për të parë. Ajo e kishte prenotuar pabin, por te dera ishte një grup që kërkonte të hynte. Ata donin vetëm të pinin birra dhe po thoshin se nuk do të bënin asgjë tjetër. Roja donte t’i përzinte, por shoqja ime u tha të hynin. Ajo dukej shumë e gëzuar dhe unë nuk po e kuptoja përsenë. Kur grupi hyri, e mora me mend. Midis tyre, ishte një këngëtar shumë i njohur. Kur e pashë, nuk po u besoja syve. Ai ishte më i mirë nga afër sesa në televizor. Pothuajse të gjitha vajzat pushuan së kërcyeri dhe shihnin vetëm atë, ndërsa ai dukej shumë moskokëçarës. Ishte ulur në banak dhe po pinte birrë me miqtë e tij.

Pak më vonë, një shok i klasës më ftoi që të kërcenim. Shkova dhe nisa të kërceja me gjithë shpirt, pasi më pëlqente shumë ajo këngë. I harrova të tëra. Kur mbarova, pashë që të gjithë ishin rreth meje dhe po duartrokisnin. U skuqa dhe u ula në vendin tim. Nuk më pëlqente të isha në qendër të vëmendjes. Ndërsa po pija birrë, ktheva kokën nga këngëtari. Ai vazhdonte të ishte në vendin e tij, por kësaj here m’i kishte ngulur sytë mua. Ula kokën dhe nuk më besohej. Zemra më rrihte fort. Ndoshta nuk e kishte me mua budallaçkën! Ngrita sërish kokën, por ai vazhdonte të më shihte. Më buzëqeshi dhe ma bëri me dorë. Një nga shokët e tij m’u afrua dhe më pyeti nëse doja të bashkohesha me ta. Sigurisht që pranova. Rrugën për te banaku e bëra si e trullosur. Kur iu afrova dhe i dhashë dorën, sa nuk më ra të fikët. Më dukej aq i bukur! Nisëm të flisnim. Duke qenë se muzika ishte shumë e lartë, afronim buzët në vesh. Kur ndieja frymën e tij, më dridhej i gjithë trupi. Më vonë, më tha se do ngrihej. Më kërkoi numrin e telefonit, që ndonjë ditë të pinim kafe. E nxora celularin duke u dridhur. Ia dhashë numrin dhe më pas, ai u ngrit dhe iku. Para se të largohej, më puthi në faqe.

Të gjithë këtë skenë miqtë e mi e kishin parë. Kur u ktheva sërish te ta, nisën të më ngacmonin me fjalë, por unë as që e kisha mendjen tek ata. Tashmë e kisha gjetur njeriun tim të zemrës.

Ai më mori në telefon dhe ne dolëm. Ishte një nga pasditet më të bukura. Shkuam në një kafene jashtë Tiranës dhe folëm. Kur më përcolli për në shtëpi, ai nisi të më këndonte. Ishte e pabesueshme, as në ëndërr nuk kisha përjetuar gjë të tillë.

Pas asaj dite, u lidhëm. Me të ndava puthjen e parë, emocionet e mia të para, mardhënien time të parë dhe shumë e shumë të tjera më pas. Nuk ia tregoja askujt, pasi kishim thënë se ai ishte sekreti ynë, por brenda vetes e dija që e doja. Edhe ai, më thoshte se më donte shumë dhe se do të më donte përjetë, por me sa kuptova, përjetësia e tij zgjaste shumë pak. Pas më pak se një viti ai nisi të më largohej. Nuk më telefononte më si më parë, më shmangej, nuk më takonte shpesh derisa një ditë ndërroi numrin e celularit dhe nuk më përgjigjej më. Nuk dija ku ta gjeja. I gjeta një datë koncerti dhe shkova në Durrës vetëm për ta takuar. Kur më pa, u habit. E përqafova fort se më kishte marrë shumë malli. Më pas i kërkova shpjegime, e pyeta përse ishte zhdukur. Ai më tha se midis nesh kishte marrë fund, pasi e fejuara e tij kishte ardhur nga jashtë. Kjo gjë më ra si bombë. Nisa të qaja, por ai më largoi. Më tha se njerëzit nuk duhet të na shihnin bashkë.

Njeriu që doja aq shumë, njeriu të cilit i fala shpirtin tim, po më braktiste, por ç’është më e keqja, po më zhgënjente pafundësisht.

U ktheva në shtëpinë time dhe që nga ajo ditë, vetëm qaj. E shoh në televizor dhe qaj pa pushim. Çdo gjë, çdo këngë apo fjalë, më kujton atë dhe më bën të ndihem akoma më keq. Asaj që unë ia kisha frikën ndodhi dhe tani, nuk mund të bëj dot asgjë. Kam humbur një pjesë timen, gjënë më të shtrenjtë që kisha.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

E dua për lekët e tij!

Next Post

Vjen projekti i veçantë nga Merita Latifi quhet "Kanagjeqi"

Advertisement