Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Nata jonë e tmerrit…

Unë jam studente e Infermierisë dhe ajo që do t’ju tregoj, nuk është histori dashurie, as histori brenge, por më shumë ngjan me një film horror.

Studioja në vit të dytë të universitetit.

Jetoja me dy shoqe në një shtëpi private, një shtëpi e vjetër, me një oborr të madh dhe me pemë.

Advertisement

Pronarët e saj kishin vite që jetonin në Greqi dhe ajo shtëpi ishte si e lënë në harresë. Ne, në fakt, jetonim me qira në një shtëpi tjetër, por pronarja e shtëpisë pati konflikte pronësie me familjarët dhe ne duhet të largoheshim. Ajo, për të mos na lënë në mes të rrugëve, sepse shkolla kishte tre muaj që kishte filluar, na këshilloi të jetonim në shtëpinë e motrës së saj, e cila nuk jetonte aty. Pranuam. Ç’të bënim? Nuk ishte e lehtë të gjeje shtëpi në atë periudhë! Ne u nisëm në darkë dhe në errësirë nuk mund të shikoje asgjë. Kur u zgjuam në mëngjes, ç’të shikonim? Ajo ishte një shtëpi e mbuluar krejt ferra që arrinin deri në dy metra. Nuk kisha parë një gjë të tillë më parë… Dhe, të mendoje që ishte më afër shkollës dhe në një zonë të rrethuar nga shtëpi. Kërkuam që shtëpia të pastrohej nga ferrat, për të hequr merakun e ndonjë gjarpëri. Kështu, kaloi viti i parë në atë shtëpi të mjerë, të lënë në harresë. Kur filloi viti i dytë, megjithëse nuk ishte kushedi se çfarë, meqë na hiqte mundimin për të kërkuar përsëri e duke marrë parasysh edhe çmimin e arsyeshëm, vendosëm të jetonin përsëri aty. Nga dy që ishim, gjetëm edhe një shoqe dhe u bëmë tre vetë…

Ditët ecnin të qeta, filloi koha të ftohej, jashtë të errej shpejt. Në darkë binim dakord me njëra-tjetrën se çfarë duhet të shikonim në televizor apo të studionim. Atë mbrëmje, që unë do ta quaja nga më të pazakontat e jetës sime, ndodhi diçka që nuk mund ta prisja dhe imagjinoja. Kishim mbaruar punët tona, si të gatuarit apo larjen e ndonjë rrobe, vendosëm që do të shikonim një film dhe më pas, do të studionim, si zakonisht. Shtëpia ishte e madhe, por ne preferonim të rrinim të gjitha së bashku sepse kështu rrinim edhe më ngrohtë në atë vit me shumë lagështi. Kishim fikur dritën dhe po shikonim televizor, kur dëgjuam disa të trokitura në derë. U ngritëm në këmbë dhe filluam të shikonim njëra-tjetrën. Pyeta Silën:

– S’e ke mbyllur portën e jashtme me çelës?

Ajo, e çuditur, më tha: – E mbylla!

Ishte ora 10 e 30. Ne ndenjëm në heshtje për të dëgjuar, për t’u bindur që veshët nuk na kishin bërë. Dera filloi të binte përsëri. Dolëm te dera të trija… Ç’të shikonim? Një grua e veshur me një fustan nate, ishte para derës sonë. Sa do të kishim dëshiruar që ajo derë të mos ishte gjysëm prej xhami, megjithëse në ditët e ftohta me diell, të jepte kënaqësi ai dielli që rrezatonte brenda! Gruaja, me flokët e zeza të lëshuara, mbështetej pas xhamit dhe na thoshte:

– Hapeni derën!

E shikonim si të hutuara dhe asnjëra nuk merrte guximin ta pyeste se kush ishte e nga kishte hyrë. Ajo ngjante si një fantazëm që kishte mbirë nga dheu me ato flokët e saj, me rrobat e gjumit dhe kërkonte që ne t’i hapnin derën. Një moment, ajo u largua nga dera dhe ne sikur u magjepsëm. Ndezëm dritën e jashtme dhe u afruam te dera, pasi kujtuam se u largua, por ajo ishte aty. Ishte krejt e zbathur, këmbët i kishte të çjerra dhe me gjak. Kur e pamë ashtu, u frikësuam më keq.

– Hapeni derën, më ndihmoni, jam zënë me vëllanë, ai do të më vrasë! – na thoshte, por ne kishim frikë, pasi nuk e dinim kush ishte. Pastaj filloi të na thoshte se do të ishim shoqe e do pinim kafe bashkë, por si mund t’i besonim një njeriu të tillë, që më shumë ngjante me një fantazëm sesa si njeri? Ajo vazhdonte të fliste dhe kalonte nga njëri muhabet në tjetrin. Ne i bënim ndonjë pyetje, por ajo i evitonte dhe vazhdonte në të vetën, as që u përgjigjej pyetjeve tona, por këmbëngulte të hapnim derën. Ajo që na brente ne të trejave ishte frika se mos ajo thyente xhamin e hynte me forcë e kushedi se ç’mund të bënte. Aty për aty i telefonuam zonjës që menaxhonte shtëpinë dhe gruaja u zhduk nga dera jonë si me magji. Dukej sikur gjithë ajo që ndodhi nuk ishte reale, por vetëm një ëndërr. Shikonim njëra-tjetrën si për t’i dhënë zemër dhe për t’u siguruar që nuk ishim në ëndërr. Kontrollonim të gjitha dritaret se mos ajo po fshihej gjëkundi dhe falënderonim Zotin që ato ishin me hekura. Ajo grua kishte ardhur nga prapa shtëpisë dhe këmbët e saj me gjak e të çjerra, shpjegoheshin me faktin se prapa kishte inerte dhe ferra, pra, ajo nuk ishte fantazëm, por njeri. Nuk arrinim ta kuptonim faktin pse na kishte zgjedhur pikërisht neve, duke qenë se aty kishte plot familje dhe ne ishim të huaja. Çfarë mund t’i kishte ndodhur asaj atë natë? Ishin të vërteta ato që na kishte thënë? Pas gjysëm ore erdhi burri i gruas që na akomodoi në këtë shtëpi, i treguam se çfarë kishte ndodhur dhe ai filloi të kërkonte nëpër oborr e mbrapa shtëpisë, me elektrik dore.

– S’ka gjë! – na tha, por ne iu lutëm që ai të qëndronte dhe ca, për t’u siguruar se mos ajo kthehej përsëri.

Në fakt, ajo nuk erdhi më dhe burri iku duke na thënë se mund t’i telefononim përsëri nëse do të kishim ndonjë problem. Ajo natë kaloi me ankth; as lexuam më, as gjumë nuk vumë më në sy. Mendja më mbeti tek ajo, te gruaja që përpiqej të hynte në shtëpinë tonë, që mundohej me të gjitha mënyrat të bëhej mikja jonë, që na thoshte se do të pinim kafe bashkë, por që tek e shikoje fytyrën e saj, shikoje një diferencë të madhe në moshë me ne, shikoje një njeri të tmerruar, por nga se?

Të nesërmen dolëm të merrnim bukë te dyqani i lagjes dhe filluam t’i tregonim shitëses për çfarë na kishte ndodhur një natë më parë, me shpresën se mos ajo na tregonte se kush mund të kishte qenë. Ajo na tregoi për një vajzë 40 e ca vjeçe, që ishte e pamartuar dhe kishte konflikte me familjarët e saj dhe se pikërisht atë natë kishte ardhur policia dhe gjërat ishin qetësuar në shtëpinë e saj. Vajtëm në shkollë me mendjen në atë natë. Kur u kthyem, na trokiti në portë një komshie që deri atë ditë nuk na kishte folur kurrë më parë kur na shihte në rrugë. Erdhi të na pyeste se çfarë kishte ndodhur aty natën që shkoi. Ajo na siguroi se gruaja që kishte ardhur te ne, nuk ishte ndonjë grua e rrezikshme, por që kishte probleme me familjarët e saj. Dhe, kur muhabeti tërheq muhabeti, dalin shumë mistere të njerëzve që as i njeh dhe që s’të lidh asgjë, edhe pse mund të kemi kaluar me ta dhjetëra herë në të njëjtën rrugë dhe nuk jemi takuar kurrë më parë. Ajo dikur kishte dashur dikë, madje kishte lindur edhe një fëmijë që e kishte lënë në jetimore, e detyruar dhe që nuk ishte martuar më kurrë. Kjo gjë e kishte lënë me pasoja dhe sherret në shtëpinë e saj, ishin të shpeshta. E gjithë lagjja e njihte, përveç nesh. Ajo që nuk arritëm të kuptonim ishte se përse na zgjodhi pikërisht ne të gjente strehim nga problemet e saj.

Nuk dimë arsyen e psesë dhe, megjithëse jetuam në të njëjtën lagje me atë deri në përfundim të vitit akademik, nuk e pamë më. As ajo nuk erdhi të pinte kafen me ne, ashtu siç na lutej atë natë, apo të na kërkonte falje për atë shqetësimin që na shkaktoi, megjithatë, ne gjumin nuk e bëmë më të qetë derisa mbaroi viti shkollor. Mbanim veshët se mos dikush kapërcente murin edhe zhurma e maceve nëpër çati, na bënte të dridheshim…

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Në 25 maj, vjen edicioni i dytë i seminarit motivues e bamirës “Gruaja në karrierë”

Next Post

281 të rinj nga Kosova, më të përgatitur për tregun e punës

Advertisement