Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Ku dhe si kurohet skleroza?

– Jam një lexues i rregullt i gazetës.

I drejtohem Doktor Abazit,  për një pyetje që ka kohë që dua ta di.

Doja të dija diçka rreth sklerozës laterale amiotrofika.

Advertisement

Ku dhe si kurohet ajo? Nëse keni mundësi, më ktheni përgjigje këtë javë. Faleminderit.

Dr.Abaz Quka, neuropsikiatër, Klinika mjekësore “Nertila” Tel: 0696524440:- Përshëndetje zotëri i nderuar, e lexova me vëmendje letrën tuaj dhe e kuptoj shqetësimin tuaj.  Me keqardhje do t’ju thosha se nuk ka ende një kurë për këtë sëmundje, e cila konsiderohet si kancer në sëmundjet neurologjike. Mjekimi i vetëm i aprovuar nga Shkenca është Rilusoli, por edhe ky medikament me gjithë koston e lartë që ka, arrin ta zgjasë jetën e këtyre pacientëve vetëm disa muaj. Problemi i kësaj sëmundje është se ajo shkakton një shkatërrim progresiv të parakohshëm të qelizave nervore duke çuar ne hollimin dhe paralizën graduale të muskujve të teë gjithë trupit. Në fazat e avancuara preken edhe muskujt e gëlltitjes dhe të frymëmarrjes, duke shkaktuar vdekjen e pacientit nëse nuk vendoset nën aparaturat e frymëmarrjes së drejtuar. Një dietë e pasur me vitamina dhe antioksidantë si dhe aktiviteti fizik ndihmojne në ngadalësimin e lehte të progresionit të kesaj sëmundje, por fatkeqësisht shumica e pacienteve përfundojnë neë frymëmarrje të drejtuar brenda 5 viteve nga shfaqja e sëmundjes. Shpresoj që ky informacion t’ju ketë ndihmuar sadopak për t’u informuar rreth sëmundjes.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Duhet të shqetësohem për tiroiden?

Next Post

U betova se vetëm vdekja do të më ndajë…

Advertisement