Tё dashur lexues, unё qё po ju shkruaj jam njё grua qё nuk kam patur fat nё jetёn time.
Ndoshta ka edhe shumё gra tё tjera që si unё, e quajnё veten tё pafat
dhe e di se kjo nuk ёshtё njё gjё e mirё, por nё kёtё pikё ku kam arritur, unë e kam tё vёrtetuar kёtё.
Qёkur isha e vogёl, ёndёrroja tё bёhesha njё grua me shkollё dhe me njё profesion tё mirё, qё tё bёja karrierё, mirёpo unё jetoja nё njё fshat, jo shumё larg qytetit.
Kur isha rreth 13 vjeçe, u dashurova me njё djalё nga fshati im. Ai ishte nё njё klasё mё lart se unё dhe ishte edhe ai shumё i dashuruar me mua. Edhe pse isha e vogёl, si mund tё thuhet, ndjeja shumё pёr atё djalё. Kishte shumё vende ku takoheshim dhe nuk binim nё sy tё tё tjerёve. Tё gjithё na mendonin tё vegjёl dhe po të na shihnin bashkё, nuk do dyshonin, mirёpo vёllai im i vogёl njё ditё na pa duke u puthur, shkoi menjёherё te nёna dhe ia tha kёtё gjё. Kur arrita nё shtёpi, nёna ishte e alarmuar. Mё foli e mё goditi me shuplakё dhe sapo erdhi babi nё shtёpi, i tregoi se çfarё kishte ndodhur. Nё fakt, babi ishte pak mё i matur se nёna. Ai i thoshte se ishin gjёra fёmijёsh e nuk kishin pse tё alarmoheshin, mirёpo nёna nuk reshtte sё mё akuzuari, mё thoshte se i kisha turpёruar e shumё gjёra tё tjera. Ajo e bindi babin që tё mos shkoja mё nё shkollё. Kjo, pёr mua, ishte njё nga gjёrat mё tё kёqija qё mund tё mё bёnin sepse unё mёsoja shumё dhe nuk doja tё humbja nё atё fshat tё humbur. Edhe pse prindёrit nuk mё lanё tё shkoja nё shkollё qё tё mos takoheshim, ne gjenim mёnyra pёr t’u takuar. Duheshim shumё dhe sa mё shumё takoheshim, aq mё shumё duheshim. Mirёpo ai mbaroi shkollёn dhe prindёrit e tij e çuan nё njё shkollё nё qytet. Menjёherё pa kёsaj, familja e tij u shpёrngul nga fshati ynё dhe nuk e pashё mё. U mёrzita aq shumё sa tentova tё vrisja veten, mirёpo nuk arrita sepse mamaja erdhi rastёsisht e mё pengoi. Pas kёsaj qё bёra unё, ajo u egёrsua mё shumё dhe i tha babit se “vajza do tё na vriste veten po ta linim nё shtёpi”, kёshtu qё ata mё kthyen nё shkollё. Unë nuk isha nё tё njёjtёn klasё me shoqet qё kisha patur, por kjo nuk pёrbёnte problem pёr mua sepse pёr mua ishte e rёndёsishme vetёm shkolla.
Nga kjo, unё ndryshova gjendje shpirtёrore. Isha shumё e re, madje e vogёl mund tё them dhe e etur pёr shkollё e pёr mёsime. Fillova gjimnazin dhe e kisha harruar fare djalin me tё cilin ishin dashuruar mё parё. Tani isha njohur me njё tjetёr djalё dhe isha e dashuruar çmendurisht. Po ashtu, edhe ai me mua. Njё ditё i thashё mamit se kisha shumё qejf t’ia hapja zemrёn e t’i tregoja gjёrat qё kisha ruajtur pёr vete. Ajo mё tha prerё:
– Mos ke filluar prapё nga ato dashuritё ti?!
Menjёherё ndёrrova mendim dhe i thashё:
– Jo, as mё shkon ndёrmend.
Kёshtu u mbyll biseda me mamin. Ajo ishte shumё e prerё, por nga njёra anё kuptova se ajo nuk do tё ishte dakord. I dashuri mё kёrkoi ta bёnim lidhjen familjare, por unё e sigurova se tё mitё do tё ishin menjёherё kundёr dashurisё sime, kështu që tё dy vendosёm tё largoheshim nga fshati. Isha e dashuruar dhe e verbёr nga dashuria, kёshtu qё nuk mendova pёr pasojat e kёtij veprimi.
U vendosёm nё Tiranё te tezja e tij. Ajo ishte njё grua shumё e mirё. Tё dashurit tim i doli shkolla e lartё, ndёrsa unё nuk e vazhdova gjimnazin sepse ngela shatzёnё. Me njerёzit e mi nuk flisja sepse atyre akoma nuk u kishte ikur inati pse u martova pa miratimin e tyre. Pasi burri im mbaroi vitin e parё nё universitet, unё u bёra nёnё. Linda njё vajzё tё bukur ashtu si burri im, mirёpo tani u bё e pamundur tё jetonim te tezja e tij, sepse ishim tre. Megjithёse tezja jetonte vetёm, prapё se prapё nuk mund ta bezdisnim mё, kёshtu qё gjetёm njё shtёpi me qira dhe burri im hyri nё punё. Ai punonte pasdite dhe paradite shkonte nё shkollё. Unё gjithё ditёn rrija nё shtёpi dhe, kur ai vinte, ishte i lodhur e nuk kishte fuqi as tё hante bukё. E merrte gjumi menjëherё. Ishte njё situatё shumё e vёshtirё. Njё ditё, tezja e burrit mё tha se mё kishte gjetur punё nё njё rrobaqepёsi. Burri nuk ishte dakord, por pastaj edhe ai e kuptoi se na duheshin mё shumё lekё.
Fillova punё dhe, tё them tё drejtёn, e pata shumё të vёshtirё. Mendoja çdo ditё ta lija punёn e tё rrija nё shtёpi, por kur mora rrogёn e parё, m’u duk shumё mirё dhe e hoqa mendimin qё ta lija punёn. Mirёpo vajza ishte e vogёl dhe çerdhja nuk po i ecte, kёshtu qё erdhi vjehrra ta mbante. Nё fillim na u duk zgjidhja e duhur. Çdo gjё ishte nё rregull. Tё dy punonim dhe ai vazhdonte edhe shkollёn. Vjehrra na mbante vajzёn dhe bёnte punёt e shtёpisё e gatuante. Kur shkoja, çdo gjё e gjeja gati. Pasi kaloi njëfarё kohe, e gjithё familja e burrit u shpёrngul nё Tiranё. Nё fakt, edhe nuk mund jetonin ashtu tё ndarё. Ishte njё gjё tё cilёn muajt e parё e pёrballova, por mё pas me acaronte familja e madhe. Filluam tё ziheshim me burrin tim dhe pak nga pak, dashuria e madhe po fanitej. Vjehrra mbante anёn e djalit tё saj, sigurisht, dhe mё thoshte se nuk kisha qenё pёr tё. Erdhi një moment kur zgjidhja mё e mirё m’u duk divorci. Ai nuk ishte mё ai djali i dashuruar marrёzisht pas meje. E shikonte edhe vetё se kishte bёrё gabim dhe unё, gjithashtu. Kur u divorcova, vajza ishte tre vjeçe, kurse unё tashmё isha nёntёmbёdhjetё. Isha shumё e re, edhe pse e kisha filluar jetёn mbrapsht.
Me prindёrit e mi nuk flisja ende. Isha nё mes tё katёr rrugёve. Njё shoqe e punёs mё kishte ofruar mё parё tё jetoja me tё nё shtёpinё e saj me qira. Edhe ajo jetonte vetёm. Ajo ishte e pamartuar, edhe pse ishte 35 vjeçe. Pranova menjёherё. Ia kalonim shumё mirё tё dyja bashkё. Vajzёn e çoja nё çerdhe shtetërore me pak lekё dhe vetё punoja. Megjithёse nuk kisha ndonjё luks tё madh, prapё se prapё isha mirё, nuk kisha stresin qё kisha kur isha e martuar.
Njё ditё tё diel ra dera. Akoma nuk isha zgjuar sepse kisha shumё qejf tё flija nё mёngjes. E hapi derёn shoqja ime dhe mё tha se mё kёrkonin. Te dera pashë nёnёn dhe babin! Ata e kishin marrё vesh se isha divorcuar dhe e kishin zbutur zemrёn e kishin vendosur tё pajtoheshin me mua. U pёrqafuam dhe ndenjёm ashtu duke u puthur e duke u çmallur pёr pak kohё. Ishte çasti mё i bukur i jetёs sime! Ata u njohёn me vajzёn time, mbesёn e tyre, qё tashmё ishte rritur. Babai më siguroi se do ta gjenim njё zgjidhje dhe unё isha shumё e gёzuar qё i kisha ata në krah. Tani, çdo gjё mё dukej mё e lehtё.
Babai dhe nёna kishin kohё qё e kishin menduar tё vinin tё jetonin nё Tiranё, sepse vёllai im do tё fillonte universitetin. Mendoja se edhe unё do tё kisha patur kёtё fat po tё kisha vepruar ashtu siç mё thonin prindёrit, por ajo gjё tashmё kishte mbaruar dhe nuk kisha pse tё mendoja mё tё shkuarёn. Ata morёn njё shtёpi nё Tiranё dhe unё shkova tё jetoja me ta. Ishte njё kthim shumё i bukur pranё familjes. Vajza ime ishte si njё bekim pёr ta. Ata e donin dhe kujdeseshin shumё pёr tё. Tashmё, unё isha shumё e lirё. Pas pune mund tё rrija sa tё doja me shoqet sepse vajzёn e kisha tё sigurtë me prindёrit e mi, kёshtu qё po e jetoja jetёn mrekullisht. Edhe nё punё po ecja mirё. Kisha shumё kohё aty dhe tashmё isha në pozicionin e pёrgjegjëses. Merrja rrogё tё mirё dhe isha e lumtur, megjithatё, mё mungonte njё mashkull nё krah. Nё punё kisha njёrin qё mё ngacmonte, por unё nuk ndjeja asgjё pёr tё. Nuk doja tё digjesha si mё parё, duke gabuar nё dashuri.
Duke dalё me shoqet, shpesh nё tё njёjtin vend, kisha vёnё re se njё djalё mё vёzhgonte gjithmonё. Ai ishte shumё i paraqitshёm. Mё shikonte dhe dukej sikur nuk ngopej duke mё parё. Unё tashmё sapo kisha kaluar tё njёzetat dhe dukesha sikur nuk isha martuar kurrё e jo mё tё kisha fёmiijё. Njё ditё, kur isha vetёm e po prisja njё shoqe, ai u afrua dhe mё propozoi me fjalёt mё tё bukura qё mund t’i thuhen njё vajze, mirёpo unё ia ndёrpreva vrullin duke i thёnё se isha e divorcuar dhe kisha njё vajzё. Ai u ngrit sikur ta kishte pickuar ndonjё grerёz.
Kur erdhi shoqja, mё pyeti:
– Çfarё ke? Çfarё tё ka ndodhur?
– Asgjё. Mos u shqetёso. Vetёm se çdo ditё e mё shumё po kuptoj se kjo jeta ime e nisur mbrapsht, sado tё mё duket se po kthehet pёr sё mbari, nuk ёshtё ashtu.
– Ç’thua kёshtu? Ti jё shumё e re…
– Po, po, ashtu ёshtё! – i thashё sepse doja ta mbyllja bisedёn dhe bёra atё buzёqeshjen fallco qё e kisha tani tё pёrhershme.
Kёshtu kaloi njё pjesё e mirё e jetёs sime. Tashmё unё jam tridhjetё vjeçe. Vajza ёshtё adoleshente dhe kalon njё pjesё tё javёs me mua e njё pjesё tek i ati. Ai tashmё punon në një zyrë, ka njё familje tё ndёrtuar siç duhet dhe i ka bёrё vajzёs sime njё djalё me gruan me tё cilёn ёshtё martuar, e cila ёshtё njё juriste e njohur. Dihej se ashtu do tё bёnte, pёrderisa ai nuk e la shkollёn pёr asgjё, ndёrsa unё kam hapur njё rrobaqepёsi timen dhe pёr momentin bashkëjetoj me njё burrё tё divorcuar. Nuk ёshtё se ia kaloj keq, por nuk mё lë meraku se pse nuk ndoqa kёshillat e nёnёs qё mё dukej shumё e egёr e tani do tё isha edhe unё me njё profesion e njё familje tё rregullt. Mirё thonё, koka bёn koka pёson. Megjithatё, jam me fat qё mё ndihmuan prindёrit e mi tё cilёt edhe pse nuk i dёgjova, erdhën dhe qёndruan pranё meje nё kohё tё vёshtira.